Izraeli vret një komandat palestinez

Izraeli ka vrarë një nga komandantët më të vjetër të një grupi militant në Rripin e Gazës në një sulm ajror. Baha Abu Al-Ata, një udhëheqës i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), u vra së bashku me gruan e tij, kur një raketë goditi shtëpinë e tyre. Izraeli tha se Abu al-Ata akuzohej për sulme të […]
Izraeli ka vrarë një nga komandantët më të vjetër të një grupi militant në Rripin e Gazës në një sulm ajror.
Baha Abu Al-Ata, një udhëheqës i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), u vra së bashku me gruan e tij, kur një raketë goditi shtëpinë e tyre.
Izraeli tha se Abu al-Ata akuzohej për sulme të përsëritura me raketa dhe sulme me snajper vitin e kaluar. Sipas kësaj deklarate, ai ishte duke përgatitur edhe sulme të tjera dhe u cilësua si “bombë e kurdisur”, përcjell periskopi.
“Abu al-Ata ishte duke promovuar përgatitje për të kryer sulme të menjëhershme terroriste në mënyra të ndryshme kundër civilëve dhe forcave izraelite në ditët e ardhshme. Vrasja e tij është veprim i drejtpërdrejtë për largimin e një kërcënimi të menjëhershëm” thuhet në deklaratën e ushtrisë izrealite.
Në Rripin e Gazës veprojnë disa grupe militante palestineze. Hamasi, i cili e ka pushtetin në këtë enklavë palestineze, i ka zhvilluar tri luftëra me Izraelin, por muajve të fundit ka arritur marrëveshje për armëpushim.












