Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë dëshmon në hetimet ndaj Trumpit

Të premten, para Komitetit për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve, ka nisur dëshminë, ish ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch. Gjatë fjalës hyrëse, ajo ka kundërshtuar disa nga akuzat që janë bërë në drejtim të saj. Ajo tha se janë të pavërteta pohimet se ajo u ka thënë punonjësve të paidentifikuar të Ambasadës ose zyrtarëve […]
Të premten, para Komitetit për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve, ka nisur dëshminë, ish ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch.
Gjatë fjalës hyrëse, ajo ka kundërshtuar disa nga akuzat që janë bërë në drejtim të saj. Ajo tha se janë të pavërteta pohimet se ajo u ka thënë punonjësve të paidentifikuar të Ambasadës ose zyrtarëve të Ukrainës që urdhërat e Presidentit Trump duheshin injoruar sepse “ai do të fajësohej” – ose për ndonjë arsye tjetër.
“Unë nuk e bëra dhe nuk do ta thosha një gjë të tillë. Deklarata të tilla do të ishin në kundërshtim me trajnimin tim si Oficer i Shërbimit të Jashtëm dhe rolin tim si Ambasador”, tha ajo.
Ajo më tutje theksoi se Rudy Giuliani, avokat personal i presidentit dhe bashkëpunëtorët e tij drejtuan kundër saj “një fushatë dezinformimi. Ajo shtoi se “këto ngjarje duhet të shqetësojnë të gjithë në këtë dhomë”.
Derisa ish-ambasadorja po jepte dëshminë e saj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shkroi në rrjetin social Twitter, se kudo që ajo ka shkuar gjatë karrierës së saj “është bërë keq”.












