Isa Mustafa: S’kam pritë se do të fitojë Vetëvendosja

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se në bazë të sondazheve, partia e tij ka qenë e para dhe se nuk e kishte pritur që Vetëvendosje do të fitonte në zgjedhjet e 6 tetorit, transmeton Periskopi. ‘’Unë këtë se kam prit, kam prit që do të jemi subjekti i parë. S’kam prit as vetë […]
‘’Unë këtë se kam prit, kam prit që do të jemi subjekti i parë. S’kam prit as vetë që Vetëvendosje del e para. Të parët kemi qenë në perceptim të opinionit publik edhe përderisa Vjosa Osmani s’ka qenë kandidate, ne kemi qenë të parët’’, ka thënë Mustafa në Jeta në Kosovë.
Tutje, Mustafa shton se megjithatët, fitoren e VV’së nuk e kishte pritur pas kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre.
Ndërsa për Lutfi Hazirin, Mustafa ka theksuar se nuk i ka bërë dëm fushatës së tyre duke e udhëhequr atë./PERISKOPI/












