Isa Mustafa mori 55,128 vota më pak se Vjosa Osmani si kandidat për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit 2014 garonte për kryeministër. Por, rezultati i tij ishte shumë shumë larg atij të znj.Vjosa Osmani në zgjedhjet e 6 tetorit. Disa muaj para zgjedhjeve të 8 qershorit, Isa Mustafa humbi komunën e Prishtinës nga Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes. […]
Disa muaj para zgjedhjeve të 8 qershorit, Isa Mustafa humbi komunën e Prishtinës nga Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.
Dhe, në zgjedhjet e 8 qershorit ai ia doli t’i fitonte 121 mijë e 59 vota si kandidat për kryeministër. Në atë kohë, Vjosa Osmani bartte numrin 3 në listë dhe kishte marrë 39 mijë e 912 vota.

Por, kjo e fundit në këto zgjedhje shkaktoi shok në LDK duke i fituar mbi 176 mijë e 188 vota, ose 85,33 për qind të votave brenda-partiake.
Osmani doli më mirë në pushtetin e brendshëm – nëse një gjë e tillë matet me votat që merr kandidati në zgjedhje parlamentare – se sa Albin Kurti [83,26] dhe Kadri Veseli [82,11].
Megjithatë, pjesa më interesante është se Osmani Sadriu i fitoi 55 mijë e 129 vota më shumë si kandidate për kryeministre se sa kryetari i saj i partisë, Isa Mustafa.
Nëse këto rezultate do të shkaktojnë tërmet brenda LDK-së dhe ndërrim pushteti, mbetet të shihet. /Periskopi












