Interesim i madh për hetimet e Trump, rreth 14 milionë persona i ndoqën seancat

Interesim i madh për hetimet e Trump, rreth 14 milionë persona i ndoqën seancat

Rreth 13.8 milionë persona në Shtetet e Bashkuara kanë shikuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ditës së parë të seancave dëgjimore publike në hetimet e udhëhequra nga demokratët, për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump. Kompania, Nielsen, ka thënë se 10 rrrjete të ndryshme kanë transmetuar drejtpërdrejt seancën, në të cilën kanë dëshmuar diplomatët e lartë […]

Rreth 13.8 milionë persona në Shtetet e Bashkuara kanë shikuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ditës së parë të seancave dëgjimore publike në hetimet e udhëhequra nga demokratët, për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump.

Kompania, Nielsen, ka thënë se 10 rrrjete të ndryshme kanë transmetuar drejtpërdrejt seancën, në të cilën kanë dëshmuar diplomatët e lartë amerikanë, Ëilliam Taylor dhe George Kent.

Megjithatë kjo shifër ka qenë më e vogël në krahasim me 20.4 milionë persona që kanë shikuar nominimin e Brett Kavanaugh, në shtator të vitit 2018, i cili ka fituar pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme, pavarësisht supozimeve për sjellje të keqe seksuale.

Ngjarje tjera të mëdha që kanë fituar vëmendjen e publikut kanë qenë edhe: dëshmia e ish-shefit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), James Comey, që është shikuar nga 19.5 milionë persona dhe dëshmia e ish-avokatit të Trumpit, Michael Cohen (13.8 milionë shikues), transmeton rel.

Dëshmia e ish-Këshilltarit Special, Robert Mueller, që është mbajtur në korrik të këtij viti është shikuar nga 12.9 milionë persona.

Kompania Nielsen po ashtu ka vlerësuar se 2.9 milionë persona kanë shikuar mbulimin i që ka bërë rrjeti Fox sencës së fundit publike.

Shumica e komentuesve në Fox kanë mbështetur presidentin, duke e cilësuar këtë ngjarje “mashtrim”.

Dita e dytë e seancave publike është planifikuar të mbahet më 15 nëntor, me ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?