Institutit Amerikan i Gjeologjisë përjashton pothuajse plotësisht mundësitë e një tërmeti tjetër shkatërrimtar

Institutit Amerikan i Gjeologjisë përjashton pothuajse plotësisht mundësitë e një tërmeti tjetër shkatërrimtar

Dy ditë pas tërmetit që ka shkaktuar të paktën 49 viktima, të dhënat historike dhe shkencore përjashtojnë pothuajse plotësisht mundësinë e një tërmeti tjetër shkatërrimtar. Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, tërmetet ndahen në dy kategori, në ata që kanë një goditje të fortë fillimisht dhe pasohen nga pasgoditje, e kjo përbën 94% të rasteve. Rasti […]

Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, tërmetet ndahen në dy kategori, në ata që kanë një goditje të fortë fillimisht dhe pasohen nga pasgoditje, e kjo përbën 94% të rasteve. Rasti i dytë, tërmete në të cilët pasgoditja është më e fortë se goditja fillestare, në 6% të rasteve (pothuajse gjithmonë në 3 ditët në vijim).

Sekuenca e tërmetit të shtatorit dhe nëntorit lë të kuptohet që tërmeti i Durrësit është i pakicës së rasteve. Ajo që ndodhi në shtator, që fillimisht u interpretua si goditja kryesore, në fakt mund të ketë qenë një paragoditje krahasuar me 6.4 richterin e shënuar 2 muaj më pas.

Megjithatë, lajmi i mirë është që nuk ekziston një kategori e tretë të tërmetesh, pra nuk njihet asnjë dukuri që pas një paragoditje të fuqishme si ajo e shtatorit dhe goditjes madhore si ajo e 26 nëntorit, të ndodhë sërish një tërmet shkatërrimtar në harkun e ditëve, javëve apo muajve më pas.

E thënë ndryshe, në rastin e tërmeteve ose ka një goditje madhore në fillim, shoqëruar nga pasgoditje më të vogla ose një paragoditje që shoqërohet nga një pasgoditje më e fortë, por asnjëherë një përshkallëzim të trefishtë, pra 5.6 si shtatorit, 6.4 si 26 nëntori, e ndonjë tjetër edhe më i fortë.

Kjo konfirmohet edhe nga faqja e specializuar EMSC (Last quake), e cila në “Twitter” ka publikuar këtë status ditën e sotme: “Të gjithë miqve tonë në Shqipëri që kanë kaluar dy netë shumë të vështira, numri i pasgoditjeve është në ulje të vazhdueshme, e kjo është pikërisht ajo që pritet pas një tërmeti”.

Tërmeti i 26 nëntorit është një fenomen unik, i cili ndodh mesatarisht në Shqipëri një herë në rreth 25-30 vjet. Tërmeti i fundit i madh në vend kishte qenë në 1979 dhe pas kësaj katastrofe, do të duhet sipas logjikës po kaq kohë që lëvizjet tektonike të tokës shqiptare të prodhojnë një goditje të re të magnitudës rreth apo mbi 6 riechter.

Sa kohë do të vazhdojnë pasgoditjet? Sipas tabelës së ligjit të Omorit, që vlerëson gjasat e pasgoditjeve në rastet e tërmeteve, në muajin në vazhdim, zonat sizmike në lëvizje mund të prodhojë 350 lëvizje mbi 3 riechter, por vetëm 38 me magnitudë mbi 4 dhe në rastin maksimal, vetëm 4 rreth M5.

Shumica e këtyre goditjeve kanë ndodhur tashmë, por sidoqoftë, lajmi i mirë është që në çdo rast, dridhjet do të vijnë në dobësim e me kohëzgjatje shumë më të vogël.

Tërmeti i L’Aquilas në Itali në vitin 2009 jep një përgjigje, për vetë ngjashmëritë ekstreme që ka me rastin e Durrësit në lidhje me pasgoditjet.

Edhe L’Aquila pati një lëvizje sizmike si ajo e shtatorit. Pastaj, në 6 prill 2009, një tërmet me magnitudë 6.3 shkatërroi mbi 1 500 ndërtesa, duke lënë pothuajse 308 viktima.

Në dy ditët në vazhdim, fiks siç ndodhi në Shqipëri, u regjistruan dy pasgoditje me magnitudë 5.3 dhe 5.1. Në total, pas 6 prillit ndodhën 23 pasgoditje me magnitudë mbi 4 dhe nën 5.

Bazuar mbi këto modele, me e keqja në Durrës duket se ka kaluar. Pas goditjes 5.3 të ditës 27 dhe pasgoditjes 5.1 të ditës së sotme (rivleresuar 4.9), duke ndjekur parasysh edhe modelet historike e sekuencën e zhvillimit të këtij tërmeti, përjashtohet kategorikisht mundësia e një tërmeti të ri shkatërrimtar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?