Hulumtimi tregon se cila ushtri do ta fitonte luftën mes Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Armata britanike do të ishte “e mundur dhe e dërrmuar” në një luftë me Rusinë në Evropën lindore, sipas një raporti nga një grup i madh hulumtues. “Shkurtesat kritike” të artilerisë nënkuptojnë se Britanisë së fundi “i mungojnë kapacitetet kredibile dhe kompetitive për luftë” në një rast të konfliktit me Rusinë, sipas Institutit RUSI [Royal […]
Armata britanike do të ishte “e mundur dhe e dërrmuar” në një luftë me Rusinë në Evropën lindore, sipas një raporti nga një grup i madh hulumtues.
“Shkurtesat kritike” të artilerisë nënkuptojnë se Britanisë së fundi “i mungojnë kapacitetet kredibile dhe kompetitive për luftë” në një rast të konfliktit me Rusinë, sipas Institutit RUSI [Royal United Services Institute].
Aty thuhet se brigadat ruse ishin më të mira se britaniket sa i përket qitjes me armë zjarri, duke i lënë ata “të lirë që të ndërmerrnin misione vrasëse pa u ndëshkuar” që do të çonte më pas “në mposhtjen e njësive britanike”, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Artikulli rekomandon që të modernizohen kapacitetet ushtarake të këtij vendi, dhe se kjo duhej të vihej si top prioritet nga qeveria e re.
Zëdhënësi nga Ministria e Mbrojtjes së MB-së e përshkroi raportin si “njëdimensional”.
“Mbretëria e Bashkuar nuk është e vetme, por është bashkë me aleatët e NATO-s, që punojnë së bashku në ajër, det, tokë, në kapacitetet nukleare e kibernetike,” tha zëdhënësi. /Periskopi












