Historiani francez: Si ndodhi shkatërrimi i Durrësit nga tërmeti në shekullin 13

Historiani francez: Si ndodhi shkatërrimi i Durrësit nga tërmeti në shekullin 13

Tërmeti i tmershëm i vitit 1267 në Durrës sipas një përshkrimi mjaft prekës nga historiani dhe studiuesi George Pachymeres (1242-1310). Historiani francez Alain Ducellier e daton këtë ngjarje tragjike në Korrik 1267. “Pas ca kohësh, një ngjarje e keqe dhe e përlotshme u zhvillua në Durrës. “Gjatë muajit korrik, zhurmat të pazakonta u shkaktuan nga […]

Tërmeti i tmershëm i vitit 1267 në Durrës sipas një përshkrimi mjaft prekës nga historiani dhe studiuesi George Pachymeres (1242-1310).

Historiani francez Alain Ducellier e daton këtë ngjarje tragjike në Korrik 1267. “Pas ca kohësh, një ngjarje e keqe dhe e përlotshme u zhvillua në Durrës.

“Gjatë muajit korrik, zhurmat të pazakonta u shkaktuan nga toka që dridhej vazhdimisht, zhurma të cilat ne do t’i quanim normalisht rënkime. Ato treguan se diçka e tmerrshme do të ndodhte. Një ditë, shungullima bëri jehonë më vazhdueshme dhe më të fuqishme sesa kishte bërë më parë.

Frika që kapi disa njerëz bëri që ata të shkonin dhe të gjenin strehë jashtë qytetit, pasi kishin frikë se gjërat do të përkeqësoheshin. Nata ra mbi gjëmimin e rënkimit të një dite më parë dhe bashkë me të, u bë një tërmet i fortë, më i dhunshëm se çdo tjetër në kujtesën e gjallë.

Nuk ishte, siç mund ta përshkruajë dikush, një dridhje e tokës duke lëvizur drejt, por përkundrazi një goditje e jashtëzakonëshme e përsëritur dhe valëvitje e tillë që në çast i gjithë qyteti u kthye përmbys dhe u rrëzua në tokë. Shtëpitë dhe ndërtesat e larta, duke mos rezistuar për asnjë sekondë, ranë dhe u rrënuan, duke varrosur banorët brenda tyre. Sepse njerëzit nuk kishin se ku të shpëtonin, pasi ndërtesat ishin ndërtuar pranë njëra tjetrës.

Në të vërtetë, shansi i mbijetesës ishte shumë më i madh për ata që qëndruan brenda se sa për ata që dilnin nga shtëpitë të cilat kishin qendruar pjesërisht. Asnjë nga ndërtesat nuk mbijetoi e paprekur. Ato u shembën mbi njëra-tjetrën dhe çdo ndërtesë që i shpëtoi fatit të shkatërrimit, u shtyp nga rrëzimi i të tjerave.

Katastrofa ishte tepër e papritur dhe e jashtëzakonshme për të lejuar që dikush të mbijetonte duke ikur. Për shumë njerëz, ishte si një ëndërr; ata kurrë nuk e morën vesh se nga ç’ngjarje u zhdukën. Fëmijë dhe foshnja të vogla, duke mos kuptuar se çfarë kishte ndodhur, u varrosën nën rrënojat. Oshëtima dhe tmerri ishin të atilla sa të mbijetuarit, duke e gjetur veten para zhurmës së detit, imagjinuan që ky ishte jo vetëm fillimi i një agonie më shumë, por në të vërtetë fundi i botës.

Duke qënë se qyteti ishte në bregdet dhe tërmeti i tmerrshëm kishte ndodhur kaq papritmas, ata që e gjetën veten jashtë dhe që ishin praktikisht të shurdhër, u përballën ashtu siç ishin nga një trazirë e tillë dhe nga oshëtima e shtëpive që hapeshin njëra pas tjetrës, nuk mund të imagjinonin asgjë tjetër përveçse shkatërrimit të tërë universit.

Tërmeti zgjati për mjaft kohë derisa asgjë nuk mbeti në këmbë. Gjithçka brenda qytetit ishte shembur duke gllabëruar banorët, me përjashtim vetëm të akropolit, i cili qëndronte i fortë dhe i mbijetoi tërmetit. Kur agoi dita, banorët e zonës përreth nxituan menjëherë në qytet dhe filluan të gërmojnë, duke përdorur gjithçka që mund të merrnin në duart e tyre: kazma, cfurqe dhe çdo mjet tjetër që mund të gjenin.

Ata filluan të gërmojnë në të katër anët, duke u përpjekur natyrisht të shpëtojnë çdo viktimë fatkeqe, që mund të ishte akoma gjallë, por edhe për më tepër, duke kërkuar të merrnin në duart e tyre çdo lloj gjëje të vlefshme që mund të nxirrnin nga rrënojat. Kështu siç ndodhi, bashkë me pronat e të vdekurve u zhdukën edhe trashëgimtarët dhe askush nuk mbeti të kërkojë pronën e tij të ligjshme.

Kështu, pasi gërmuan mes rrënojave me ditë të tëra dhe, me sfurqe të mëdhenj në vend të capinjve, pasi mblodhën arin që mundën, shqiptarët dhe ata që banonin aty pranë përfundimisht e braktisën këtë qytet antik në vetminë e tij, një qytet që tani mezi njihej, e që tashmë u rendit mes qyteteve të tjerë jo për ekzistencën e tij, por thjesht vetëm për emrin e tij.  Peshkopi i tij, Nikita, i cili u ndodh aty në atë kohë, mbijetoi, megjithëse i duhej të mbante plagët e fatkeqësisë në të gjithë trupin e tij.

Duke parë një fatkeqësi të tillë, të cilën askush nuk do ta mendonte kurrë, atë e kapi paniku dhe iku menjëherë me ngut e nxitim, duke e lënë metropolinë të privuar jo vetëm nga personi i tij, por edhe nga banorët e saj si dhe nga shkëlqimi i dikurshëm i ndërtesave të saj.”

Sipas postimit të Majlinda Cami

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?