Historia frymëzuese e djalit që u rrit nga një baba me sindromën ‘Down’

Sader Issa, një student i stomatologjisë në Siri, nuk mund të ishte më krenar se kaq ndaj babait të tij të dashur Jad edhe pse rasti i tij ishte më ndryshe nga të tjerët. Ndonëse me sindromën Dawn, Jad e rriti djalin e tij me devotshmërinë maksimale, duke i siguruar një jetë të mbushur me […]
Ndonëse me sindromën Dawn, Jad e rriti djalin e tij me devotshmërinë maksimale, duke i siguruar një jetë të mbushur me dashuri dhe duke mos e lënë kurrë t’i mungonte asgjë. Duke dashur të rrisë sensibilizimin tek të gjithë, Sader ndau historinë më prekëse por më të sinqertën, e cila tashmë është një dëshmi e pastër mbi aftësitë e paparë të atyre prindërve me Sindromën Dawn për të rritur fëmijë të mrekullueshëm.
Duke folur para Shoqatës Siriane për Zhvillim Social rreth babait të tij të dashur, Sader tha: “Babai im është me Sindromën Daun. Ai ka qenë një baba, bashkëshort, një udhëheqës i familjes tonë për 21 vjet. Kjo është një sfidë për shumë njerëz dhe shumë nuk mund ta bëjnë dot. Por për babanë tim ishte e lehtë. Një fëmijë që rritet në shtëpinë e një personi me Sindromën Daun do të ketë gjithë dashurinë dhe butësinë që mund të ofrojë ai përtej pamundësive për të qenë perfekt. Kjo ndikon direkt tek fëmija që të bëhet një person me emocione dhe të jetë i drejtë në jetë… Unë s’mund të zgjidhja kush është babai im, por nëse do të mundesha, nuk do të mendoja për dikë tjetër dhe jam krenar për të, në të njëjtën mënyrë si ai është krenar për mua “.
Sader zbuloi se babai i tij gjithmonë ka bërë gjithçka për t’u siguruar që ai do të shijonte një jetë të ngjashme me të tjerët në moshën e tij. “Gjatë studimeve të mia, ai ishte mbështetësi më i madh ekonomikisht, psikologjikisht dhe në të gjitha aspektet,” tha ai. Djali krenar shtoi se pavarësisht se individët me Sindromën Dawn po “perceptohen nga komuniteti si persona që viktimizohen”, babai i tij kishte punuar shumë “për të bërë gjithçka për të siguruar që unë dua si një fëmijë i vogël mos të mësohesha me mëshirën…”
Studenti i stomatologjisë tha që përkushtimi i babait të tij do ta shtynte atë të “bënte gjithçka mundem për të qenë personi më i mirë për hir të këtij personi që punoi shumë”. Duke folur për martesën e prindërve të tij, Sader tha se “marrëdhënia e tyre me njëri-tjetrin është një marrëdhënie e natyrshme midis një çifti. Ata mund të grinden ndonjëherë por ata kanë një jetë plot dashuri, thjeshtësi dhe përulësi në të gjitha aspektet. ”
Jad është tepër krenar për Sader dhe gjithçka që ai ka arritur. “Një nga gjërat për të cilën jam krenar është kur ai më prezanton për herë të parë me një person të ri dhe ai thotë, ‘Djali im është mjek.’ Ju mund ta shihni krenarinë dhe gëzimin në sytë e tij. Është njësoj si ai të thotë: “Unë kam Sindromën Dawn, por kam rritur djalin tim dhe bëra gjithçka për ta ndihmuar atë të bëhet një mjek që trajton njerëzit. Unë jam krenar për të …” -tha Sader.
Fjalimi i tij ka qenë ndër më emocionuesit dhe të pranishmit në sallë nuk i kanë kursyer lotët. /News31.al












