Hipokrizia e Kurtit me Gjykatën Speciale, i lë në baltë edhe bashkëpartiakët e tij

Hipokrizia e Kurtit me Gjykatën Speciale, i lë në baltë edhe bashkëpartiakët e tij

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është kryeministër në ardhje, sa ishte në opozitë ishte shumë i ashpër kundër Gjykatës Speciale. Ai thoshte se nëse Vetëvendosje vjen në pushtet, nuk do t’i dorëzonte ish-luftëtarët në Hagë, por do ta shfuqizonte Gjykatën Speciale. Kurti thoshte se vendimet e Gjykatës Speciale do ta ndryshojnë historinë […]

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është kryeministër në ardhje, sa ishte në opozitë ishte shumë i ashpër kundër Gjykatës Speciale.

Ai thoshte se nëse Vetëvendosje vjen në pushtet, nuk do t’i dorëzonte ish-luftëtarët në Hagë, por do ta shfuqizonte Gjykatën Speciale.

Kurti thoshte se vendimet e Gjykatës Speciale do ta ndryshojnë historinë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është në rrezik nga kjo gjykatë.

Por, pas 6 tetorit, kur Lëvizja Vetëvendosje doli parti fituese, Kurti vetëm një herë ka folur në publik për këtë çështje.

Prej asaj kohe është zhytur në heshtje të thellë sa i përket Gjykatës Speciale. Tash jo vetëm për komandantët e UÇK-së nga radhët e PDK-së, por edhe për vetë bashkëpartiakët e tij në Vetëvendosje, si Rexhep Selimi dhe Gani Krasniqi, të cilët u ftuan për intervistë nga Gjykata Speciale, Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Zërat në kërkim të një reagimi të Kurtit për këtë çështje, për të cilën kishte dhënë premtime të mëdha, po rriten çdoherë e më shumë.

Ndaj heshtjes së Kurtit sot kanë reaguar edhe ish bashkëpartiakë të tij, por edhe analistë të ndryshëm.

Megjithatë, në fund të tetorit, Arben Gashi nga Lidhje Demokratike e Kosovës e kishte dekonspiruar Kurtin, duke treguar se me përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë rënë dakord që të mos e shfuqizojnë Gjykatën Speciale. Nga kjo kohë, Kurti përveçse nuk ka folur më për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbrojtëse për ish-luftëtarët e UÇK-së të ftuar për intervistim, ai nuk ka dhënë asnjë qëndrim as për mini-shengenin ballkanik, për të cilët po diskutohet me të madhe gjatë këtyre ditëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?