Hillary Clinton mund të garojë sërish për President të ShBA-së

Hillary Clinton ka thënë se është “nën presion të madh” për të sfiduar Presidentin e ShBA-së Donald Trump në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm. Ish-kandidatja demokrate për presidente nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke i thënë BBC-së “Asnjëherë mos thuaj kurrë.” Shtatëmbëdhjetë demokratë tashmë po pretendojnë të udhëheqin me partinë në vitin […]
Hillary Clinton ka thënë se është “nën presion të madh” për të sfiduar Presidentin e ShBA-së Donald Trump në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Ish-kandidatja demokrate për presidente nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke i thënë BBC-së “Asnjëherë mos thuaj kurrë.”
Shtatëmbëdhjetë demokratë tashmë po pretendojnë të udhëheqin me partinë në vitin 2020.
Clinton u pyet nga BBC nëse do të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë.
“Tërë kohën mendoj se çfarë lloj presidente do të kisha qenë, dhe çfarë do të bëja ndryshe dhe çfarë mendoj se kjo do të thoshte për shtetin tonë dhe botën. Kështu që, sigurisht që mendoj për këtë tërë kohën. Të jem në gjendje ta bëjë atë, dhe të shohësh se kushdo që fiton herën e ardhshme, do të ketë një detyrë të vështirë, në përpjekje për të rregulluar gjithçka që është thyer”, tha ish- sekretarja amerikane e shtetit, përcjell Periskopi.
E pyetur nëse ajo do të mund t’i futet garës në momentin e fundit, Clinton u shpreh:
“ Siç them unë, kurrë, kurrë, mos thuaj kurrë”. Një gjë e them me siguri të plotë, që jam në një presion të madh nga shumë shumë njerëz që më thonë ta mendoj këtë”, tha ish zonja e parë e shtetit.












