Haziri flet për emërimet në AKI, tregon se si do të veprojnë

Haziri flet për emërimet në AKI, tregon se si do të veprojnë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur sot për emërimet në AKI, që u bënë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Haziri ka thënë në RTK, se këto emërime që kanë ndodhur janë të paqëndrueshme. “Në fakt ka ndodhë prej momentin që janë shpall zgjedhjet dhe derisa po flasim […]

Haziri ka thënë në RTK, se këto emërime që kanë ndodhur janë të paqëndrueshme.

“Në fakt ka ndodhë prej momentin që janë shpall zgjedhjet dhe derisa po flasim ka pas disa akt emërime lëvizje dhe avancime në pozita, tu e përfshi në politikën e jashtme që janë të padrejta nuk janë të kohës, janë të paqëndrueshme, është dashtë me e respektu vullnetin qytetar që tashmë është në fazën përfundimtare, LDK dhe VV janë në përfundim të marrëveshjes. Gjithçka që është mbete e hapur dhe gjithçka që është mandate ligjor i takon qeverisë së re që të zotohet e të angazhohet për mbulimin e të gjitha pozitave”, shtoi ai.

Tutje, nënkryetari i LDK-së, tha se për tu bërë këto emërime është shfrytëzuar vakuumi institucional.

“Kjo është në vazhdën e asnjë janë sjell të shurdhët karshi kërkesës ligjore, fundja kjo është kërkesë kushtetuese që të mos veprohet gjatë kohës kur ka zbrazëti institucionale, jena në proces zgjedhor ende, mandej është faza e tretë implementimi i zgjedhjeve, nuk ka asnjë pengesë ne mes të VV-së e LDK-së, po po shfrytëzohet vakumi institucional me emërime që nuk është pritë me ndodhë edhe nuk është dashtë me ndodhë jo vetëm në këtë rast që është institucion i ndjeshëm”, shtoi ai.

Haziri  tha se do të merren me të gjitha çështjet që kanë ndodhë gjatë procesit zgjedhor.

“Fakt është që nuk ka zbrazëti kushtetuese, po legjitimiteti kushtetues është zhvendos, në fakt po pritet që VV me dalë parti e parë me një deputet më shumë se LDK-ja. Është detyra jonë që me u merr me emërime. Rrugët ligjore nuk janë shkel do të merremi me të gjitha çështjet që kanë ndodh gjatë procesit zgjedhorë”, tha ai.

LDK e VV sipas tij janë duke u angazhuar që të depolitizohen institucionet e shtetit, derisa shton se beson që të gjitha emërimet që kanë ndodhë prej 3 gushtit do të jenë të papranueshme.

“Ne po angazhohemi që të depolitizohen institucionet e shtetit, këto institucione duhet të jenë në duar të profesionistëve, në duar të njerëzve që duhet me e avancu shtetin tonë. Po shfrytëzohet zbrazëtia kurgjë tjetër, në mungesë të atyre që duhet me qenë në zyre e që kanë me ardhë shumë shpejtë, po besoj që kanë me qenë afat shkurtër. Besoj që të gjitha emërimet që kanë ndodh prej 3 gushtit e deri më sot, janë të papranueshme. Apeli i dy liderëve ka qenë që të stopohet”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?