Haxhiu tregon se a do të arrihet të martën marrëveshja për Qeverinë e re

Haxhiu tregon se a do të arrihet të martën marrëveshja për Qeverinë e re

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dje kanë përfunduar ciklin e takimeve rreth mundësive për arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë së re. U raportua se finalizimi i marrëveshjes do të ndodh të martën e javës së ardhshme, por një gjë të tillë e mohon kandidatja për deputete nga VV, Albulena Haxhiu. Haxhiu […]

Haxhiu sot në një intervistë për Periskopin ka thënë se këto janë spekulime dhe se të martën nuk ka mundësi që të arrihet marrëveshja me LDK’në.

‘’Janë spekulime natyrisht, për shkak se nuk ka asgjë të konfirmuar. Ne do ta bëjmë publike ashtu siç kemi bërë në vazhdimësi gjatë këtyre ditëve për secilin takim të grupeve punuese. Tashmë ne kemi kryer punën tonë dhe u mbetet kryetarëve të partive  që të takohen dhe të finalizojnë çështjen. Kjo nuk mund të jetë e mundur të martën të nënshkruhet dhe të finalizohet koalicioni. Ne si Vetëvendosje jemi të angazhuar që sa më parë të arrijmë këtë marrëveshje’’, ka theksuar Haxhiu.

Tutje Haxhiu ka treguar se kur ka gjasa  të arrihet marrëveshja në fjalë me LDK’në.

‘’Kemi  pasë dje takimin e fundit të grupit punues. Sa i përket programit qeverisës, kanë mbetë edhe dy tri çështje për t’u finalizuar. Nuk është që kjo ka pasë kundërshtime, por që kërkojnë detajizime se si do të bëhemi me qeverisjen e re’’.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, me deputetët:

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Hekuran Murati, Mimoza Kusari Lila, Liburn Aliu, Saranda Bogujevci, Rexhep Selimi, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefail Bajqinovci, Labinot Demi Murtezi, Hajrulla Çeku, Valon Ramadani, Jahja Kokaj, Gazmend Gjyshinca, Arbërije Nagavci, Fitore Pacolli Dalipi, Artan Abrashi, Shpejtim Bulliqi, Arbër Rexhaj, Agon Batusha, Salih Zyba, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Fatmire Kollçaku, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralija.

Nga rezultatet përfundimtare Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë 206 mijë e 458 vota apo 23,458%.

Këta janë 29 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës;

Vjosa Osmani-Sadriu, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Marigona Geci, Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Frasher Demaj, Shkëmb Manaj, Arben Gashi, Armend Zemaj, Ardian Shala, Haxhi Avdyli, Vlora Limani-Hajnuni, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Lirije Kajtazi, Ilir Ferati, Fatmir Rexhepi, Hykmete Bajrami, Ilir Tasholli, Doruntinë Maloku-Kastrati, Hatim Baxhaku, Besa Gaxherri, dhe Valentina Bunjaku-Rexhepi.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?