Haxhiu mbron VV-në pas hipokrizisë me votat serbe: Ne s’e krijuam Listën Serbe

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar Nismën Social Demokrate rreth rinumërimit të votave, anekën e të cilëve e aprovoi Supremja, transmeton Periskopi. ‘’Janë munduar të bëjnë gjithçka që me rinumërimet e kutive të mëhershme, të shtojnë ndonjë votë dhe të kalojnë pragun. Nuk ia dolën sepse ishim në QNR për të mbrojtur secilën votë […]
‘’Janë munduar të bëjnë gjithçka që me rinumërimet e kutive të mëhershme, të shtojnë ndonjë votë dhe të kalojnë pragun.
Nuk ia dolën sepse ishim në QNR për të mbrojtur secilën votë të qytetarëve’’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Tutje ajo ka thënë se Nisma përmes pazareve u munduar që t’ia marrë VV’së tri mandate.
‘’Tani pas shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së, u munduan përmes pazareve e me ndihmën e PZAP-it, t’ia marrin 3 mandate Lëvizjes. Ata që moralizojnë kot e kanë. Qytetarët e dinë shumë mirë kush e ka krijuar LS dhe kush e ka mirëmbajtur e faktorizuar atë madje edhe tani tentuan ta faktorizojnë.
Pazaret nuk do t’i lejojmë. 6 tetori dhe vullneti i qytetarëve do të jetësohet’’/PERISKOPI/












