Haxhiu e ashpër me Nismën: 40% e votave të mërgatës nuk janë për lëvizjen, por do t’i mbrojmë

Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj ankesës së Nismas, ku këta të fundit janë drejtuar te Kushtetuesja që ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme për votat me postë të cilat kanë arritur në Kosovë me vonesë, ku Haxhiu tha se 40% e votave të mërgatës nuk janë për VV-në. Ajo përmes një statusi në […]
Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj ankesës së Nismas, ku këta të fundit janë drejtuar te Kushtetuesja që ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme për votat me postë të cilat kanë arritur në Kosovë me vonesë, ku Haxhiu tha se 40% e votave të mërgatës nuk janë për VV-në.
Ajo përmes një statusi në Facebook, tha se këtë të drejtë të përcaktimet të vullnetit të tyre do t’i mbrojmë sikur të ishin 60%
Ja statusi:
40% e votave të mërgatës nuk janë për lëvizjen.
Këtë të drejtë të përcaktimit të vullnetit të tyre do e mbrojmë njëjtë sikur të ishte 60% tjetër i mërgatës.












