Haradinaj: Të gjitha materialet për ndihma të dërgohen në kazemrën e FSK-së në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj,ka bërë thirrje që të gjitha ushqimet dhe materialet e tjera për ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, të dërgohen në Kazermën e FSK-së në Prizren. “Andaj, për t’i evituar të gjitha konfuzionet për këtë mobilizim qytetar të ofrimit të ndihmës dhe grumbullimin e ushqimeve, ju bëjë […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj,ka bërë thirrje që të gjitha ushqimet dhe materialet e tjera për ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, të dërgohen në Kazermën e FSK-së në Prizren.
“Andaj, për t’i evituar të gjitha konfuzionet për këtë mobilizim qytetar të ofrimit të ndihmës dhe grumbullimin e ushqimeve, ju bëjë apel të gjithëve që ushqimin dhe materialet e tjera të nevojshme, t’i dërgojnë në Kazermën e FSK-së në Prizren dhe pastaj ato do të delegohen në mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluara në vendet ku ka nevojë”, thotë Haradinaj.
Kryeministri në detyrë ndër të tjerash thotë se të gjitha veprimet ndër-institucionale që Kosova ka ndërmarrë pas tërmetit me pasoja tragjike në Shqipëri, kanë qenë të koordinuara dhe në bashkëveprim me të gjitha palët.
“Në këto momente, në Kosovë kanë arritur mijëra persona nga Shqipëria, të cilët po evidentohen dhe po strehohen qoftë në baza individuale, qoftë në mënyrë të organizuar institucionale. Përkitazi për këtë, ne kemi mobilizuar të gjitha mekanizmat e nevojshëm për të menaxhuar situata të kësaj natyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook-un e tij./Periskopi/












