Haradinaj hedh vrer ndaj kritikuesve të taksës, ka një porosi për Qeverinë e re

Haradinaj hedh vrer ndaj kritikuesve të taksës, ka një porosi për Qeverinë e re

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve se vendosja e taksave tash e një vit ndaj mallrave serbe nuk ka prodhuar efekt të rritjes së prodhimit dhe të zhvillimit ekonomik. “Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë! Ka fituar prodhuesi, blerësi ynë dhe ka […]

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve se vendosja e taksave tash e një vit ndaj mallrave serbe nuk ka prodhuar efekt të rritjes së prodhimit dhe të zhvillimit ekonomik.

“Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë! Ka fituar prodhuesi, blerësi ynë dhe ka fituar flamuri ynë! Qeveria e re, kushdo që e drejton atë, e ka të tejkaluar presionin taksë, sepse atë për një vit e kemi bartur ne, duke i thënë jo, çdo skenari të dëmshëm për dobësim. Efekti “taksë” ka dhënë frytet e saja edhe në forcimin politik të vendit, siç ka dhënë efekt përplasja dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i ndarjes së Kosovës. Këtë fakt, duhet ta shfrytëzojmë të gjithë, në mbrojtje të Kosovës dhe jo interesave të argatëve dhe shpirtrave të shitur!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Si në luftë ashtu dhe në paqe, Kosova, territori i saj dhe e drejta për zhvillim, janë kauza që nuk kanë pasur çmim dhe kanë tejkaluar çdo kalkulim personal dhe politik.

Është për të ardhur keq që sot, shpirtrat e shitur dhe argatët e Serbisë së madhe, në qarqe të ndryshme, duke folur gjuhën tonë, të shqiptarit, i japin të drejtë vetës dhe tentojnë të influencojnë opinionin, duke kalkuluar interesa të tjera, që assesi nuk janë të Kosovës dhe përveç tjerash janë në dëm të saj, duke prodhuar lajme, si formë presioni për ta hequr taksën, për ta dobësuar Kosovën dhe për ta rrezikuar integritetin e saj.

Këto “analiza” dhe “opinione”, kanë një qëllim të vetëm, rikthimin e dominimit politik dhe ekonomik të Serbisë mbi Kosovën.

Ky vërshim titujsh dhe komentesh se taksa nuk ka prodhuar efekt të rritjes së prodhimit dhe të zhvillimit ekonomik, është po aq i rrezikshëm sa edhe vizatimet e hartës së Ballkanit nga tavolinat anti-shqiptare dhe të anti-paqes në Ballkan.

Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë! Ka fituar prodhuesi, blerësi ynë dhe ka fituar flamuri ynë!

Qeveria e re, kushdo që e drejton atë, e ka të tejkaluar presionin taksë, sepse atë për një vit e kemi bartur ne, duke i thënë jo, çdo skenari të dëmshëm për dobësim. Efekti “taksë” ka dhënë frytet e saja edhe në forcimin politik të vendit, siç ka dhënë efekt përplasja dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i ndarjes së Kosovës.

Këtë fakt, duhet ta shfrytëzojmë të gjithë, në mbrojtje të Kosovës dhe jo interesave të argatëve dhe shpirtrave të shitur!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?