Haradinaj: Çfarë zori keni për taksën, veç nëse ju ka kapë siklet se çka po ia gjen zemrën Vuçiqit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke folur për efektin e taksës e cila u vu sot një vit, ka thënë se nuk duhet bërë më fushatë për heqjen e saj, transmeton Periskopi. Madje si me ironi, ka thënë se kjo është e pakuptimtë, veç nëse dikush dëshiron me ia kënaqë zemrën Vuçiqit, pasi sipas tij, […]
Madje si me ironi, ka thënë se kjo është e pakuptimtë, veç nëse dikush dëshiron me ia kënaqë zemrën Vuçiqit, pasi sipas tij, kjo i konvenon presidentit serb.
‘’I vetmi njeri që përfiton nga kjo fushatë është Aleksandër Vuçiq. Nuk e kuptoj këto mediat tona çfarë zori kanë. Nuk e kupton as Kadria, as Vjosa, as Isa, as Albini. kërkush. S’shkojmë më zgjedhje, janë kry zgjedhjet. Çfarë zori keni. Veç nëse i ka kapë siklet se çka po ia gjen zemrën Vuçiqit, po dojnë me ia ndihmu me ndonjë lajm të mirë prej këtu. E pakuptimtë’’, ka thënë sonte Haradinaj në Frontal./PERISKOPI/












