Handke: Nuk kam nënshtetësi jugosllave, por pasaportë po

Novelisti austriak, Peter Handke, të cilit iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, e ka pranuar se ka pasur pasaportë të Republikës Federale të Jugosllavisë. Ai ka thënë se kishte pasaportë, por e ka mohuar të ketë pasur edhe nënshtetësinë jugosllave, shkruan Tanjug. “Unë nuk kam nënshtetësi Jugosllave, thjesht mora pasaportën time për të udhëtuar”, ka […]
Novelisti austriak, Peter Handke, të cilit iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, e ka pranuar se ka pasur pasaportë të Republikës Federale të Jugosllavisë.
Ai ka thënë se kishte pasaportë, por e ka mohuar të ketë pasur edhe nënshtetësinë jugosllave, shkruan Tanjug.
“Unë nuk kam nënshtetësi Jugosllave, thjesht mora pasaportën time për të udhëtuar”, ka thënë ai për Veçernje Novosti.
Çmimi Nobel për Letërsi që iu dha novelistit kontrovers, Peter Handke, ngjalli reagime të shumta në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjerë.
Kjo për shkak se Peter Handke nuk e kishte fshehur admirimin që ka për regjimin e presidentit serb, Sllobodan Millosheviqit, njofton Klan Kosova.
Madje Handke kishte marrë pjesë edhe në funeralin e Kasapit të Ballkanit, me ç’rast kishte mbajtur një fjalim ku kishte lartësuar Millosheviqin.
Gazetari i njohur amerikan, Peter Maass, ka gjetur se Peter Handkes i është ofruar pasaporta Jugosllave, pikërisht në kohën kur në Kosovë po përfundonte lufta.
“Pasaporte serbe është lëshuar nga ambasada Jugosllave në Vjenë më 15 qershor të vitit 1999. Në anën e majtë të pasaportës, pak sipër fotografisë së Handkes, shkruan se kombësia e tij është Jugosllave”.













