Hahn: Vuçiq më tha se nuk ka motiv ta vazhdojë dialogun me Prishtinën

Hahn: Vuçiq më tha se nuk ka motiv ta vazhdojë dialogun me Prishtinën

Komisionari Evropian për Zgjerim në largim, Johannes Han, deklaroi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i kishte thënë atij pasi bllokoi bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, se nuk e kishte të qartë pse ai do të motivohej më tej për të vazhduar dialogun me Prishtinën. Hahn e tha këtë në një intervistë […]

Komisionari Evropian për Zgjerim në largim, Johannes Han, deklaroi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i kishte thënë atij pasi bllokoi bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, se nuk e kishte të qartë pse ai do të motivohej më tej për të vazhduar dialogun me Prishtinën.

Hahn e tha këtë në një intervistë me Financial Times, dhe gazeta vlerësoi se një qëndrim i tillë ishte një goditje për BE-në, e cila kaloi gati 10 vjet duke u përpjekur për të ndërmjetësuar bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se bllokada e dialogut erdhi në një kohë kur duhej rritur përpjekjet për ta bërë BE një lojtar më të fortë global, si dhe humbjen e ndikimit “në një rajon për të cilin thuhet se mungesën e BE-së do ta plotësojnë Kina dhe Rusia.

Hahn shtoi se gjëja më befasuese për të ishte se BE nuk kishte treguar që gjithmonë i përmbahej “parimit të përgjegjësisë” dhe paralajmëroi se nëse BE nuk e njeh përparimin e vendeve, atëherë nuk do të ketë shtytje të mëtutjeshme për reforma.

Ndryshe, Hahn tha se është krenar për përparimin e bërë gjatë mandatit të tij në avancimin e lidhjeve midis vendeve të rajonit – Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi, të cilat ende janë duke luftuar për të kapërcyer luftërat dhe trazirat e viteve 1990.

“Takimet e lidershipit janë bërë të zakonshme,” tha Hahn, duke përshëndetur faktin se udhëheqësit e Maqedonisë Veriore, Shqipërisë dhe Serbisë kanë ndërmarrë iniciativën për heqjen e barrierave doganore në tregti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?