Hahn: Shpresoj në rishikimin e vendimit për negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Hahn: Shpresoj në rishikimin e vendimit për negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në fjalimin e tij të fundit para Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, në debatin e fokusuar kryesisht në Ballkanin Perëndimor shprehu keqardhjen që vendet anëtare të BE-së nuk arritën konsensus në tetor për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai sërish theksoi […]

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në fjalimin e tij të fundit para Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, në debatin e fokusuar kryesisht në Ballkanin Perëndimor shprehu keqardhjen që vendet anëtare të BE-së nuk arritën konsensus në tetor për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai sërish theksoi se me këtë veprim iu shkaktua një dëm i madh besueshmërisë së Bashkimit Europian.

Ai konsideron se BE-ja nuk mund të lejojë të drejtën që të merret me reformën e brendshme dhe madje më pas t’i fillojë proceset në rajon, sepse ka rrezik shumë të madh në ndërkohë të ndodh ngecje reformuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besueshmëria pësoi dëm të madh. BE-ja në botë flet për sukseset e multilateralizmit dhe ne jemi fuqi udhëheqëse në këtë, por këtu nuk arritëm të sjellim vendim. Besueshmëria jonë është dëmtuar”, u tha Han eurodeputetëve.

Ai përkujtoi se besueshmëria e BE-së është një prej përparësive të saj më të mëdha.

”Ne dhamë garancinë se kur do të realizoheshin kriteret do të fillonim negociatat. Ne nuk i respektuam premtimet tona dhe shpresoj se vendimi do të rishikohet”, theksoi ai.

Hahn përkujtoi edhe se kushtet të cilat u janë parashtruar të vendeve në qershor të vitit 2018 ishin konsensus i vendeve anëtare të BE-së, e jo të Komisionit Europian dhe se asgjë nuk u është imponuar me forcë shteteve anëtare.

Eurodeputetët i shprehën mirënjohje dhe mbështetje eurokomisionerit Hahn.

Eurodeputetja nga Letonia, nga radhët e Partisë Popullore Europiane (EPP), Sandra Kalniete tha se ndjen turp personal për shkak të vendimit të Samitit të tetorit të BE-së.

”Me vite të tëra i kam thënë ambasadorit të Maqedonisë së Veriut që zgjidhni vetëm çështjen e emrit dhe do të hyni. Dëmi mbi besueshmërinë tonë është i madh. Nëse kemi edhe një samit tjetër, në të cilin do të zhgënjehen shpresat e vendeve, kjo do të jetë katastrofike”, deklaroi Kalniete.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?