Guida e plotë: Ushqimet që mund t’i hani gjatë ciklit dhe ato që duhet t’i shmangni

Guida e plotë: Ushqimet që mund t’i hani gjatë ciklit dhe ato që duhet t’i shmangni

Nevojat ushqyese të grave ndryshojnë gjatë gjithë ciklit menstrual, dhe luhatja e hormoneve nuk është arsyeja e vetme për këtë. Ato gjithashtu humbasin minerale thelbësore dhe vitamina gjatë gjakderdhjes. Për të rikthyer këto humbje, ekspertët rekomandojnë një dietë të ekuilibruar në përputhje me periodat e tyre. Disa produkte mund t’ju ndihmojnë të mbani një nivel […]

Nevojat ushqyese të grave ndryshojnë gjatë gjithë ciklit menstrual, dhe luhatja e hormoneve nuk është arsyeja e vetme për këtë. Ato gjithashtu humbasin minerale thelbësore dhe vitamina gjatë gjakderdhjes.

Për të rikthyer këto humbje, ekspertët rekomandojnë një dietë të ekuilibruar në përputhje me periodat e tyre. Disa produkte mund t’ju ndihmojnë të mbani një nivel të shëndetshëm të elementeve dhe mund të luftojnë gjëndje si dhimbje barku, ënjtje, dhimbje koke, të vjella dhe lodhje.

Ushqime për të ngrënë në periodat tuaja

Brokoli

Hekuri është minerali që ju humbni më shumë gjatë gjakderdhjes menstruale. Brokoli do t’ju ndihmojë të kompensoni humbjen. Përveç hekurit, brokoli është i pasur me fibra, magnez dhe kalium të cilat do të ndihmojnë në zvogëlimin e fryrjes, rregullimin e tretjes dhe qetësimin e muskujve nëse vuani nga ngërçe.

Bananet

Bananet mund të jenë zgjidhja juaj më e mirë për një ushqim të shpejtë gjatë periodave. Këto fruta janë plot me kalium, magnez dhe fibra. Ata do t’ju ndihmojnë të menaxhoni lëvizjet e parregullta të zorrëve, diarrenë dhe dëshirat për ushqime shtesë.

Çokollata e zezë

Nëse keni nevojë për një justifikim për të ngrënë më shumë çokollatë, ky është një rast i shkëlqyer. Çokollata e zezë përmban shumë minerale të shëndetshme si hekuri, magnezi, antioksidantët dhe flavanolet. Kjo e fundit mund të jetë përfituese për rrjedhën e gjakut dhe të relaksojë enët e gjakut. Për të mos përmendur cilësinë magjike të çokollatës për të përmirësuar gjendjen shpirtërore!

Salmoni

Salmoni duhet të përfshihet në çdo dietë që konsiderohet e shëndetshme sepse përmban acide yndyrore të shëndetshëm omega-3 dhe është një burim i pasur i proteinave. Hani salmon gjatë periodave për të zvogëluar inflamacionin, për të lehtësuar ngërçet dhe për të rregulluar ciklin menstrual.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është i mirë për të kontrolluar inflamacionin por gjithashtu do t’ju ndihmojë të zvogëloni dhimbjet menstruale. Shtoni xhenxhefil të freskët në çajin tuaj nëse vuani nga dhimbjet e barkut.

Portokalle dhe limona

Hani më shumë fruta në mënyrë që të rritni konsumimin e vitaminës dhe të zvogëloni dëshirat e sheqerit gjatë periodave. Agrumet janë veçanërisht të mira. Përveç vitaminave, ato përmbajnë shumë fibra dhe ujë, të cilat do ta mbajnë trupin tuaj të hidratuar dhe tretjen tuaj në rrugën e duhur. Për më tepër, agrumet janë të mira për të lehtësuar vjelljet dhe kushtet e tjera të pakëndshme që lidhen me menstruacionet.

Ushqimet që duhet të shmangni gjatë periodave:

Qumështi

Duhet të shmangni produktet e qumështit nëse keni ngërçe të vazhdueshme dhe dhimbje barku. Qumështi përmban laktozë, një lloj specifik i sheqerit që disa njerëz kanë vështirësi për ta tretur. Për më tepër, laktoza mund të shkaktojë fryrje, dhimbje në stomak dhe përzierje – të gjitha gjërat që mund të keni tashmë për shkak të periodave tuaja.

Karamelet dhe ushqimet e shpejta

Ushqimet tuaja të preferuara mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore por ato gjithashtu kontribuojnë në fryrje, gazra dhe pezmatimin për shkak të sasisë së sheqerit të rafinuar që ato përmbajnë. Trupi juaj tashmë po kalon probleme të mjaftueshme duke humbur gjakun dhe mineralet jetike. Në këtë rast, duhet të hiqni dorë nga sheqeri artificial duke konsumuar atë të llojit natyror që do të merrni nga frutat.

Kafeina

Studimet tregojnë se konsumi i kafeinës gjatë periodave tuaja në të vërtetë mund të zgjasë kohëzgjatjen e tyre dhe në disa raste, madje të sjellë amenorre, mungesën e menstruacioneve. Për më tepër, kafeina përshkallëzon sindromën premenstruale. Në rast se ju vuani nga kjo, duhet të shmangni pirjen e kafesë para dhe pas periodave tuaja.

Ushqime pikante

Konsumimi i ushqimeve pioante mund të rezultojë në shqetësime shtesë në stomakun tuaj. Sidoqoftë, nëse zgjidhni me mençuri, disa erëza në të vërtetë mund të jenë të dobishme për trupin tuaj gjatë kësaj kohe të ndërlikuar.

Për shembull, speci djegës i freskët është i famshme për efektet e tij anti-inflamatore, dhe shafrani shëron një sistem tretës të sëmurë.

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar