Gruaja e hekurt e Vuçiqit: Zonja Dediq del figura më e fuqishme e serbëve

Gruaja e Vuçiqit: Serbët e Kosovës e delegojnë Lista Serbe mori rezultat befasues në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit duke fituar afër 60 mijë vota. Kjo parti politike do të përfaqësojë thuajse krejtësisht serbët e Kosovës në Parlament, edhe pse ende nuk dihet nëse do të bëjnë ujdi me Albin Kurtin për të hyrë […]
Gruaja e Vuçiqit: Serbët e Kosovës e delegojnë
Lista Serbe mori rezultat befasues në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit duke fituar afër 60 mijë vota.
Kjo parti politike do të përfaqësojë thuajse krejtësisht serbët e Kosovës në Parlament, edhe pse ende nuk dihet nëse do të bëjnë ujdi me Albin Kurtin për të hyrë në Qeverinë e tij.

Deputetët e rinj të kësaj partie janë figura goxha të panjohura. Vetëm Slavko Simiq dhe Igor Simiq janë të njohur në politikën tonë.
Deputeti më i votuar nga Lista Serbe del të jetë në fakt deputete. Emri i saj është Jasmina Dediq dhe e cila ka fituar 19 mijë e 700 vota duke lënë prapa të gjithë kandidatët e tjerë.
Nuk dihen ende qëndrimet e zonjës Dediq dhe nëse do të ketë mundësi të jetë më afruese ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij. /Periskopi