Gratë ia dolën: Shumica e tyre siguruan ulëse në Kuvend pa kuotë

Gratë ia dolën: Shumica e tyre siguruan ulëse në Kuvend pa kuotë

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shumica e grave deputete të ardhshme kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës pa pasur nevojë për kuotë gjinore. Ligji për barazi gjinore në Kosovë obligon që 40 për qind e grave të jenë të përfshira në pozita vendimmarrëse, ndërsa 30 për qind e ligjvënësve kosovarë duhet të jenë […]

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shumica e grave deputete të ardhshme kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës pa pasur nevojë për kuotë gjinore.

Ligji për barazi gjinore në Kosovë obligon që 40 për qind e grave të jenë të përfshira në pozita vendimmarrëse, ndërsa 30 për qind e ligjvënësve kosovarë duhet të jenë të gjinisë femërore.

Albert Krasniqi, njohës i zhvillimeve politike në Kosovë në rrjetin social Facebook ka shkruar se në këto zgjedhje do të ketë më së paku gra të zgjedhura në Kuvend me kuotë gjinore, vetëm 13 nga 39 të zgjedhura.

Sipas tij, kuotës gjinore gradualisht po i humbet rëndësia. “Koha të mendohet për kuota gjinore në lista të kandidatëve 50/50”, ka shkruar ai në Facebook.

Të gjitha deputetet e ardhshme (njëmbëdhjetë) të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar ai, kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës në bazë të votave të fituara në zgjedhje.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës si deputete të ardhshme nëntë kanë hyrë si të zgjedhura, ndërsa dy deputete kanë hyrë përmes kuotës gjinore.

Në Partinë Demokratike të Kosovës tetë deputete kanë siguruar ulëse si të zgjedhura, ndërsa gjashtë kanë hyrë përmes kuotës gjinore. Në koalicionin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, katër deputete kanë siguruar ulëset si të zgjedhura, ndërsa pesë përmes kuotës gjinore.

Arbëresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, tha për Radion Evropa e Lirë se sigurimi i ulëseve nga shumica e deputeteve të ardhshme pa pasur nevojë për kuotë gjinore, vë në pah rritjen e fuqisë politike të grave.

“Në një mënyrë, tregon që në përgjithësi tek opinioni publik, por edhe te votuesit po shihet si avantazh votimi i grave për kontributin që ato mund të sjellin për Parlamentin edhe institucionet dhe jo domosdo vetëm për shkak të kuotës. Mirëpo, unë konsideroj se kuota gjinore duhet të mbetet dhe kjo për disa arsye, për shkak se Kosova është demokraci e re, nuk është se kemi një nivel të vetëdijes në mesin e partive politikë për rolin dhe kontributin që kanë gratë si në reprezentim, brenda për brenda partive dhe reprezentim të institucioneve”, thotë Loxha.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se ka një trend të rritjes së numrit të deputeteve, të cilat fitojnë mandat pa pasur nevojë për kuotë.

Megjithatë, ai shton se kuota gjinore ndonëse në disa aspekte mund të shihet si diskriminuese, duhet të vazhdojë të jetë në përdorim në Kosovë të paktën edhe për disa palë zgjedhje.

“Numri, tashmë, në rritje në baza të trendëve të zgjedhjeve paraprake, i grave që kanë fituar mandat, pa pasur nevojë që këtë mandat ta marrin përmes kuotës, tregon që ekziston një emancipim kulturor dhe qytetar i votuesve të Kosovës, të cilët kanë kaluar barrierat apo steriotipet gjinore qëkanë ekzistuar në mesin e shoqërisë sonë. Jemi ende larg shifrës së kënaqshme të përfshirjes së grave në institucione në përgjithësi”, thotë Cakolli.

Edhe Arbëresha Loxha shton se Kosova ende ka nevojë të ketë kuotën gjinore në fuqi.

Ajo thotë se partive politike vazhdon t’iu mungojë vullneti dhe aftësia për të krijuar hapësirë për gra kompetente dhe të talentuara. Loxha shton se nëse i shikohen strukturat vendimmarrëse të partive pozicionet drejtuese janë pothuajse shumica të paarritshme për shumicën e grave

“Këtë më së miri e tregon edhe pjesëmarrja e grave në listat zgjedhore ku ka qenë vetëm në kuotën e obligueshme me lig. Po ashtu, nëse e shohim emërimin minimal në strukturat e vendimmarrëse të partive apo në pozita udhëheqëse në Qeveri apo institucione publike. gjithë kjo përforcon nevojën që kuota gjinore të mbetet, derisa shoqëria jonë të arrijë një pjekuri që partitë dhe në përgjithësi qytetarët, e vlerësojnë fuqinë politike të grave”, thotë Loxha.

Sistemin e kuotave në Kosovë për herë të parë e pati aplikuar Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në vitin 2000. Në bazë të një rregulloreje kërkonte

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?