Glauk Konjufca fyt-a-fyt me Ramush Haradinajn: Ja kush doli më i votuar

Glauk Konjufca doli deputeti i dytë më i votuar në Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 72 mijë vota. Dhe, rezultati i tij del të jetë sfidues edhe për të parin e koalicionit AAK-PSD, z.Ramush Haradinajn. Albin Kurti ishte më i votuari kandidat në Kosovë me 183 mijë vota, ose rreth 7 mijë më shumë se Vjosa […]
Albin Kurti ishte më i votuari kandidat në Kosovë me 183 mijë vota, ose rreth 7 mijë më shumë se Vjosa Osmani që befasoi duke i fituar mbi 176 mijë vota sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së.
Por, edhe i dyti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, del se mori vota më shumë se të paktën një kandidat për kryeministër. Ai e mundi Fatmir Limajn e koalicionit NISMA-AKR.
Sidoqoftë, z.Konjufca ishte 3 mijë vota mangut për të kaluar edhe Ramush Haradinajn e AAK-së që i arriti 75 mijë e 917 në këto zgjedhje, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se i dyti te AAK-ja përfundoi Daut Haradinaj me 27 mijë e 784 vota.
AAK-PSD do të jetë pjesë e Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës me 14 deputetë./Periskopi












