Gjiri i Lalzit, gjiri i krimit ku pushojnë kriminelët dhe politikanët shqiptarë (foto)

Gjiri i Lalzit, gjiri i krimit ku pushojnë kriminelët dhe politikanët shqiptarë (foto)

Nuk ka më asnjë dyshim, se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj kishte si motiv pronat në Gjirin e Lalzit dhe të tjera që shtrihen deri në Kepin e Rodonit. Në fakt Gjiri i Lalzit ka qenë aq i lakuar dhe i lakmuar, sa janë kryer edhe krime ndër më të rëndat, si ai i vrasjes […]

Nuk ka më asnjë dyshim, se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj kishte si motiv pronat në Gjirin e Lalzit dhe të tjera që shtrihen deri në Kepin e Rodonit.

Në fakt Gjiri i Lalzit ka qenë aq i lakuar dhe i lakmuar, sa janë kryer edhe krime ndër më të rëndat, si ai i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, motivet për të cilin qartësisht u vërtetuan se kishin të bënin me një sipërfaqe pronash të familjarëve të tij në Hamallaj (zonë bregdetare e Gjirit të Lalzit).

Mafia e pronave në Gjirin e Lalzit i ka fillesat vite më parë. Skema ka funksionuar deri në perfeksion. Përmes lidhjeve të politikës, por edhe zyrtarëve të Hipotekës, grupet kriminale kanë arritur të përfshijnë në certifikata pronësie toka pemishte e ranishte në pronësi të shtetit.

Më pas, këta zyrtarë kanë nxjerrë certifikata në emër të banorëve të zonës, që nuk kanë pasur asnjë pretendim pronësie. Janë të shumtë banorët e Gjirit të Lalzit që janë bërë pronarë të tokës shtetërore pa asnjë dijeni.

Më pas, këtyre pronarëve që grupet kriminale ua kishin përgatitur dosjet e pronësisë u kanë kërkuar blerjen e sipërfaqeve të tëra përkundrejt vlerave modeste.

Ka edhe një rast, kur një familje që ishte bërë krejt rastësisht pronare e një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Gjirin e Lalzit e ka shitur atë për 10 milionë lekë të vjetra me kontrata të rregullta, rast ky edhe i hetuar, por sigurisht që dosja më pas është mbyllur nën vulën “e ligjshme”.

Kjo është fillesa e mafias së pronave në zonën bregdetare të Durrësit. Kështu kanë vijuar më tej grupet kriminale të vrasin e bëjnë atentate pafund me motiv çështjet e pronësisë.

Por, mafia e tokave në Gjirin e Lalzit është edhe zona ku pushojnë dhe shijonë vilat buzë detit politikanët shqiptarë. Gjiri i Lalzit ka vite që ka zgjuar ëndrrat e politikanëve dhe pas tyre edhe të ministrave e deputetëve për të ngritur atje çifligun e tyre, larg rrëmujës, streseve dhe shqetësimeve të turmës.

Gjiri i Lalzit prej vitit 2001 është kthyer në pothuajse “zonë ushtarake”, ku jo vetëm qytetarët e thjeshtë nuk mund të lëvizin lirisht dhe ku të duan, por edhe pronarët që kanë mbi 300 vjet që banojnë në ato troje, nuk e gëzojnë më këtë të drejtë.

Gjiri Lalzit, natyrshëm dhe pa bujë, u kthye në këto vite, zona ku ngritën strehën e tyre politikanët, ata që ishin nga 4 apo 8 vjet ministra, që janë ende kryetarë partish, ata që ishin për 4 mandate deputetë, ata që për 24 vjet gjenden ndoshta krejt rastësisht në politikë dhe shumë familjarë e miq të tyre.

Të qenit pronar i një vile apo apartamenti pushimi në bregdet duket se është bërë një normë për ministrat dhe politikanët shqiptarë. Afërsia e këtyre zonave, (Gjiri Lalzit 35 km larg Tiranës) duket se u jep politikanëve komoditetin e të qenët në zyrë në rastet kur kërkohen për takime pune. Kështu, në plazhin e Gjirit të Lalzit kryesisht kalojnë fundjavat apo pushimet e verës (dhe fundjavat gjatë dimrit), ministrat shqiptarë politikanët dhe deputetët, ku disponojnë apartamente, troje dhe së fundi janë edhe pronarë resortesh.

Vilat dhe apartamentet e politikanëve  janë pothuajse të gjitha të hipotekuara. Asnjë prej tyre nuk është pa hipotekë, madje ka vila që hipotekimin e ka bërë sapo janë hedhur themelet. Vitet  2006-2013, mbetet edhe periudha ku zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë kryer numër rekord hipotekimesh të vilave dhe pallateve ku politikanët nën emrat e tyre apo emrat e kunetërve dhe baxhanakëve, kanë hipotekuar pronat e tyre.

Ish-ministrat Flamur Noka, Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto apo Nasip Naço janë tashmë banorë me vilat e tyre në zonën e luksit në Gjirin e Lalzit. Por edhe Ilir Meta, Sali Berisha, apo fëmijët e ish-kryeministrit kanë vila. Por edhe ata me pak vite ministra, si Sandër Lleshaj, apo shumë zëvendësministra të Qeverisë së dikurshme e të tanishme.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, disa deputetë të PD dhe PS e shumë ambasadorë i shtohen listës së politikanëve me vilat e tyre në Gjirin e Lalzit, ku pushojnë në verë e çdo fundjavë.(Shqip)

Vila e familjes Berisha 

Vilat e ish-deputeteve dhe ish-ministrave

Ilir Meta ne vilen e tij

Vila e Ilir Metes

Sonila Meco ndersa merrte ne interviste Kryemadhin ne vilen ne Lalz. Video eshte zhdukur

Berisha me familjen tek vila ne Lalz

Berisha me te shoqen te vila ne Lalz

Berisha me Ardit Gjebrean dhe te birin tek vila ne Lalz

Berisha duke shijuar vilen ne Lalz

Vila e familjes Berisha ne Lalz

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?