Gjendet i vdekur një 16-vjeçar shqiptar

Gjendet i vdekur një 16-vjeçar shqiptar

Tragjedi në një familje shqiptare ku një 16-vjeçar humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak në Roseto degli Abruzzi, në Teramo të Italisë. Matteo, i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, u shua në gjumë. Ai u gjet i pajetë në shtrat mëngjesin e së enjtes nga nëna e tij. “Matteo zgjohu, ke shkollë” Zilja kishte […]

“Matteo zgjohu, ke shkollë”

Zilja kishte rënë si çdo mëngjes, në orën 08:00. Por Matteo nuk ishte ngritur, për këtë arsye nëna e tij shkoi në dhomë për ta zgjuar. “Zgjohu, ke shkollë”, e thërriti ajo duke menduar se i biri thjeshtë donte të rrinte nën shtroja edhe pak minuta më shumë. Duke mos marrë përgjigje prej tij, iu afrua dhe vuri re se i biri nuk lëvizte.

Ambulanca nuk mundi të bënte asgjë për 16-vjeçarin. Sipas ekspertizës mjeko ligjore, Matteo vdiq nga arresti kardiak. Sipas mediave italiane, i riu nuk rezultonte të kishte probleme shëndetësore. Ai jetonte në një apartament në Viale America, me prindërit dhe motrën. Vdekja e tij e parakohshme dhe e papritur ka tronditur të gjithë qytezën ku jetonte. Sapo morën vesh lajmin, poshtë shtëpisë së tij shkuan miqtë e shokët e shkollës.

Matteo, i përshkruar nga të gjithë si një djalë i qeshur dhe plot jetë, studionte gjeometri dhe ishte në vitin e tretë në Istituto Statale Superiore Vincenzo Moretti.

Vdekja në gjumë

Përballë tragjedive të tilla, lind pyetja sesi është e mundur që një djalë vetëm 16 vjeç, me shëndet të mirë, mund të vdesë nga infarkti. Bëhej fjalë për raste të rralla, por fatkeqësisht jo të pamundura. Në Itali, vdekja kardiake e papritur (Mci) prek çdo vit më shumë se 1 mijë të rinj, nën moshën 35-vjeçare./tvklan.al

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?