Gazmend Muhaxheri: Edhe ne patëm diasporë, por VV-ja bëri propagandë

Kryetari i LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit kjo parti është rritur më së shumti, shkruan Periskopi. Muhaxheri ka thënë se dega e LDK’së në Pejë ka realizuar të gjitha pritshmëritë. “LDK këto zgjedhje është subjekti që është rrit më së shumti nga subjektet tjera, LVV me 1 […]
Muhaxheri ka thënë se dega e LDK’së në Pejë ka realizuar të gjitha pritshmëritë.
“LDK këto zgjedhje është subjekti që është rrit më së shumti nga subjektet tjera, LVV me 1 mijë vota ma pak se vitin 2017 ka dalë e para, por me votat e diasporës kjo është rritë. Ne kemi 15 % rritje nga ajo e vitit 2017 pritshmërit janë realizu skajshmërisht”, ka thënë ai.
Sipas tij votat e diasporës e kanë bërë diferencën mes LDK’së dhe VV’së.
“Pjesa e diasporës është një çështje që duhet me u elaburu ndaras, unë mendoj që diaspora ka votu proporconalisht njetë edhe LDK’në edhe te na kanë ardhë me autobusa kanë antatrë të diasporës dhe kanë votu, problem ka qëne që VV këta e ka përdor si propagand dhe ka ba marketing ma të madh se diaspora ka ardhë me votu për ta dhe u kanë ndikimi tek votuesit, se votuesit kanë votu proporcionalisht, se ashtu ne është dashtë me hup edhe në Pejë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që LDK ka dalur e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit me 24.46% dhe do t’i ketë 29 deputetë./Periskopi/












