Gazeta kosovare feston ftesën e Speciales për Veselin – Kërkon edhe Thaçin

“Ndodhi më në fund, Kadri Veseli nuk shpëton prej Speciales, a po i vjen radha edhe Thaçit?” – është titulli i një gazete shqiptare, e jo serbe, nga Kosova. Gazeta Bota Sot nuk ka fshehur gëzimin pas ftesës që i kishte ardhur sot Kadri Veselit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo gazetë […]

Gazeta Bota Sot nuk ka fshehur gëzimin pas ftesës që i kishte ardhur sot Kadri Veselit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kjo gazetë ka shprehur shpresën e madhe për zbardhjen e vrasjeve të luftës dhe pasluftës, duke pasur për referencë vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

“Ka qenë e pamundur, ndoshta edhe fatkeqësi për Kosovën nëse Kadri Veseli kishte shpëtuar nga thirrja e Gjykatës Speciale.” – shkruan më tej kjo gazetë.

Gjykata Speciale bazohet në raportin e Dick Martyt, i publikuar në vitin 2008, dhe i cili bënte akuza të rënda e absurde ndaj hierarkisë së UÇK-së, madje edhe për trafikim organesh, shkruan Periskopi.

Duket se Bota Sot nuk është aspak e ndjeshme ndaj sakrificës që bëri populli kosovar dhe luftëtarët e UÇK-së.

Gjykata Speciale, duke qenë një-etnike, rrezikon përdhosjen e imazhit të Republikës së Kosovës duke e vendosur Kosovën si një shtet agresor dhe Serbinë si viktimë.

Gjatë kohës së luftës mbetën të vrarë mbi 10 mijë qytetarë kosovarë nga regjimi shtypës e fashist i Sllobodan Millosheviqit. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?