Gazeta italiane: Nuk shpëtohen njerëzit kështu – Ja qysh i ndalën italianët eskavatorët në Shqipëri?

Gazeta italiane: Nuk shpëtohen njerëzit kështu – Ja qysh i ndalën italianët eskavatorët në Shqipëri?

Gazeta italiane “La Repubblica” sjell në versionin e saj online një artikull nga misioni i një grupi italian emergjencash që mbërriti në Shqipëri disa orë pas tërmetit shkatërrues. Ky grup u vendos në zonën e ish-Kënetës në Durrës, pikërisht në rrënojat e banesës së familjes Lala, ku 8 veta mbetën të bllokuar. “Ne nuk punojmë […]

Gazeta italiane “La Repubblica” sjell në versionin e saj online një artikull nga misioni i një grupi italian emergjencash që mbërriti në Shqipëri disa orë pas tërmetit shkatërrues. Ky grup u vendos në zonën e ish-Kënetës në Durrës, pikërisht në rrënojat e banesës së familjes Lala, ku 8 veta mbetën të bllokuar.

“Ne nuk punojmë kështu! Nuk shpëtohen kështu jetë njerëzish!”. Me këtë citim të misionit italian e nis artikullin e saj “La Repubblica”.

Gazeta vijon më pas duke treguar se që prej mëngjesit të së mërkurës u ndal zhurma e ekskavatorëve dhe mjeteve të tjera të rënda me të cilët po punonin grupet shqiptare të emergjencave civile.

“Që prej mëngjesit kanë mbërritur zjarrfikësit italianë, ekspertë në nxjerrjes së njerëzve pas tërmeteve dhe gjithçka ndryshoi në një zonë të Durrësit, ku një vilë zuri poshtë 8 persona. Mbërritën me qen dhe me telekamerat gjarpërinj, duke nxjerrë deri më tani një 16-vjeçar të gjallë dhe trupat e dy personave të tjerë të pajetë”, thuhet në artikull.

Gazeta vijon me përshkrimin e punës gjatë misionit të vështirë. Në këtë moment pushuan të gjithë ekskavatorët. U fik vinçi me govatën e hekurt me të cilin kishin punuar gjatë të gjithë natës emergjencat civile shqiptare.

“Me përvojën që kemi, e dimë që nuk është e favorshme ndërhyrja me mjete kaq të rënda. Pëlqejmë të punojmë me mjete më të lehta, më të sakta, më precize për të identifikuar se ku ndodhen personat e bllokuar dhe me shpresën që të jenë ende gjallë njëherë”, citon “La Repubblica” grupin italian të emergjencave civile, “Usar medium”, i njëjti grup që ka operuar në Itali në zonën e Rigopianos dhe Amatriçes, në dy raste të ngjashme.

Sipas rrëfimit të “La Repubblica” ekspertët italianë u kanë thënë homologëve shqiptarë se kanë arritur që të nxjerrin persona të gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i Akuilas edhe pas gjashtë ditësh gërmime. Ata kërkuan menjëherë qetësi dhe më pas që të pyeteshin të afërm, fqinj apo persona të tjerë të zonës në përpjekje për të lokalizuar me koordinata të sakta se ku mund të gjenin personat e bllokuar nën rrënoja.

“Shpresa se mund të gjejmë një person të gjallë nuk duhet humbur kurrë. Për ne ka shumë rëndësi mbledhja e dëshmive që mund të na vënë në dijeni mbi pozicionin se ku ndodhen personat e bllokuar. Kështu punojmë më qetë, më me kujdes dhe më të saktë. Edhe në këtë rast mësuam se ndodheshin në katin e dytë, e kemi përllogaritur me përafërsi pozicionin se ku mund të gjenden, por sërish të gërmosh me eskavator, apo me vinç merimangë është me rrezik”, citohen ekspertët italianë nga “La Repubblica”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?