Fuqizoni prodhimin e kolagjenit në trup me këto ushqime

Fuqizoni prodhimin e kolagjenit në trup me këto ushqime

Të gjithë shqetësohemi kur shenjat e para të plakjes shfaqen mbi fytyrën tonë që në moshë të re. Edhe pse janë disa faktorë që ndikojnë në lëkurën e varur dhe rrudhat, rënia e prodhimit të kolagjenit ndikon gjithashtu. Por lajm i mirë është që mund të përmirësoni prodhimin e kolagjenit me ushqimet e mëposhtme: Perimet […]

Të gjithë shqetësohemi kur shenjat e para të plakjes shfaqen mbi fytyrën tonë që në moshë të re. Edhe pse janë disa faktorë që ndikojnë në lëkurën e varur dhe rrudhat, rënia e prodhimit të kolagjenit ndikon gjithashtu. Por lajm i mirë është që mund të përmirësoni prodhimin e kolagjenit me ushqimet e mëposhtme:

Perimet me gjethe jeshile

Lakra, spinaqi dhe lakra kale janë disa nga shembujt që duhet të keni parasysh për të përmisuar nivelet e prodhimit të kolagjenit. Këto perime janë shumë të ushqyeshme dhe përmbajnë përbërës thelbësorë për hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës.

Çaji jeshil

Çeji jeshil është i lidhur me humbjen në peshë, por  e dinit që është i dobishëm edhe kur bëhet fjalë për të tendosur lëkurën? Antioksidantët e pranishëm tek ky çaj luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat e lëkurës, gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Pirja e tre deri pesë filxhanëve çaj jeshil në ditë është e rekomandueshme për të marrë gjithë vlerat e duhura prej tij.

Frutat dhe perimet e kuqe

Perimet dhe frutat me ngjyrë të kuqe duhet të jenë prezente në dietën tuaj nëse doni të luftoni lëkurën e varur. Ato janë të pasura me likopen, një lloj antioksidanti që përmirëson prodhimin e kolagjenit. Konsumoni sa më shumë panxharë, speca të kuqe dhe domate. Patatet e ëmbla, kungujt dhe karotat ndihmojnë prodhimin e kolagjenit gjithashtu dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë.

Arrat

Me kalimin e moshës, prodhimi i hormoneve reduktohet dhe kjo gjë ndikon edhe në humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe rënien e kolagjenit. Lajm i mirë është se fitoestrogjeni mund të ndihmojë në riparimin e estrogjenit të humbur. Dhe një burim i mirë i fitoestrogjenit janë arrat.

Kumbullat

Radikalet e lira janë përgjegjëse për shfaqjen e vijave dhe rrudhave në lëkurë, pasi sulmojnë qelizat e lëkurës. Për këtë arsye duhet të rrisni sasinë e antioksidantëve të cilët luftojnë radikalet e lira. Dhe kumbullat përmbajnë sasi të larta antioksidantësh. Të dytat janë boronicat. 5-6 kumbulla në ditë dhe një vasketë e vogël me boronica janë një mënyrë e mirë për të integruar sa më shumë antioksidantë në sistemin tuaj.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar