Francke: Mosedukimi i fëmijëve në moshë të hershme ka ndikuar në rezultatet e PISA-s

Francke: Mosedukimi i fëmijëve në moshë të hershme ka ndikuar në rezultatet e PISA-s

Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik, kanë organizuar konferencën ndërkombëtare “Fuqizimi i kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme”, ku u tha se për fëmijërinë e hershme në Kosovë nuk është bërë sa duhet. Ahmet Kryeziu, drejtori i Save dhe Children në Kosovë,  tha se përmes projekteve të […]

Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik, kanë organizuar konferencën ndërkombëtare “Fuqizimi i kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme”, ku u tha se për fëmijërinë e hershme në Kosovë nuk është bërë sa duhet.

Ahmet Kryeziu, drejtori i Save dhe Children në Kosovë,  tha se përmes projekteve të tyre kanë rritur gradualisht cilësinë dhe disponueshmërisë e shërbimeve për fëmijëri të hershme.

Labërie Luzha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se Kosova e ka zhvilluar mjaftë shumë legjislacionin që mbron fëmijët por që sipas saj, sfidë mbetet nevoja për forma fizike dhe mënyra alternative për qaje në shërbime të fëmijërisë së hershme.

Sipas saj, investimi në fëmijërinë e hershme është investim në të ardhmen e një shtetit prandaj ajo këshilloi që të krijohen programe adekuate që ndihmojnë në edukimin e fëmijërisë së hershme.

Merita Vuthaj, udhëheqëse e divizionit për shëndetësinë e nënës dhe fëmiut, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, kërkoi investim më të madh në shërbimet shëndetësore për fëmijërinë e hershme pasi siç tha ajo sfidë mbetet edhe vdekshmëria e madhe e foshnjave në Kosovë.

Ajo tha se si ministri kanë arritur të shtrijnë vizitat nëpër shtëpi në 22 komuna dhe të trajnoi mbi 600 punëtorë mjekësor, social e edukatorë.

Nezir Çoçaj nga Instituti Pedagogjik i Kosovës tha se IPK ka synim investimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm në sistemin arsimor të hershëm duke ngritur në nivel bashkohor dhe standardeve  bashkëkohore.

Ai tha se Instituti ka bërë hulumtime për edukimin parashkollor që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së edukimit tek fëmijët.

Në këtë konferencë prezent ishte përfaqësuesi nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hillen Francke e cila tha se alarmante kanë qenë rezultatet e testit PISA të cilët e kanë renditur poshtë Kosovën, dhe kjo sipas saj, tregon interesimin e Kosovës për fëmijërinë e hershme.

Francke tha se në Kosovë ka një hendek të madh në mes shkathtësive dhe asaj çka prodhon sistemi arsimor.

Ajo kërkoi nga qeveria e ardhshme që ta ketë prioritet edukimin në fëmijërinë e hershme.

Po ashtu, në konferencë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve dhe profesionistë të fëmijërisë së hershme.

Konferenca ndërkombëtare “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme” do vazhdoj edhe gjatë ditës se nesërme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?