Fragaj: Shkëmbimi i territoreve të bëhet pa cenuar të drejtën e askujt

Fragaj: Shkëmbimi i territoreve të bëhet pa cenuar të drejtën e askujt

Opinionisti Aleksandër Fragaj ka thënë se çështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, duhet të shtrohet në tryezën e bisedimeve. Fragaj vlerësoi që kjo ide duhet diskutuar dhe shqyrtuar mirë nëse iu leverdis shqiptarëve apo jo, njofton Klan Kosova. ”A më mirë t’i mbajmë serbët në administrim të shtetit të Kosovës, apo të […]

Fragaj vlerësoi që kjo ide duhet diskutuar dhe shqyrtuar mirë nëse iu leverdis shqiptarëve apo jo, njofton Klan Kosova.

”A më mirë t’i mbajmë serbët në administrim të shtetit të Kosovës, apo të vijnë shqiptarët në shtetin e tyre dhe të shkojnë serbët në Serbi?”

”Askush s’ma thotë se ka një të keqe të diskutohet kjo ide”.

”Jam dakord që në një shtet duhet të respektohen të gjitha pakicat, racat e të tjerat. Në kushte, nuk ka shans që kufiri të ndryshojë, por ndërkohë ke shqiptarë në Serbi. Unë nuk jam në atë që thuhet se ta marrim territorin me dhunë, apo me hile, por nëse: të marrë 5 e të jap 5 – nuk ka ndonjë dilemë”.

”S’ka të keqe nëse ulet e diskutohet një çështje e tillë dhe të hiqet çdo dilemë. Qëndrimi ka qenë parimor dhe naiv e ajo ”s’na lënë ndërkombëtarët, s’pranon Serbia”, janë krejt çështje tjetër”.

Drejtori i TV Klan në Shqipëri, Aleksandër Fragaj, tregoi dhe si mund të ndodhte një shkëmbim territoresh.

”Nëse shkëmbimi bëhet pa cenuar të drejtën e asnjë qytetari, pse të mos bëhet?”

”Unë nuk e di së ç’është marrëveshja, nuk e di kush është plani sepse ende nuk ka ndonjë projekt, por unë jam partizan tash e 20 vjet i bashkimit të shqiptarëve – gjithmonë me marrëveshje”.

Fragaj në Zonën e Debatit, tha se edhe ideja e bashkimit të shqiptarëve është projekti më i madh në 100 vjetët e fundit por s’mund të ndodhë pa u konsultuar politika shqiptare mes vete.

”Të bashkohemi aq sa jemi, pa i hy në hak askujt”.

”Pse duhet të vrasim mendjen ne ça bëhet me të tjerët nëse është e mirë për shqiptarët?”.

”Hashimi Thaçi dhe shumë të tjerë e kanë pasur dhe e kanë ëndërr bashkimin e shqiptarëve, por ky është një projekt shumë i madh në 100 vjetët e fundit dhe përjetësimi i këtij projekti kaq të madh shqiptar, si projekt individual i Hashim Thaçit, lëndojnë dhe vështirësojnë zgjerimin e mbështetjes së këtij projekti si faktor i domosdoshëm në këtë projekt”.

”Nuk mendoj që Sali Berisha nuk është për bashkimin e trojeve shqiptare, për të mos thënë se ështe i pari që ka artikuluar dhe ka punuar i pari në këto çështje. Duhet të bëhet me kushtin që korrigjimi i kufijve atje duhet të bëhet automatikisht me Shqipërinë”.

”Shpallja e këtij projekti, pa u konsultuar së pari me Sali Berishën – dhe moskonsultimi me Kryeministrin e Kosovës nuk është korrekt. Si mund të ndodhë që një projekt i tillë i madh të bëhet publik pa u dakorduar fillimisht jo vetëm me kryeministrin por edhe me udhëheqësit e Kosovës? Çështja e bashkimit mes dy shteteve shqiptare është projekt i madh”.

Ai thotë se marrëveshja finale le të nënshkruhet kur të kuptohet se gjithçka është në të mirën e shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

”Jam në parim, pse të mos ndodhë diskutimi për shkëmbim? Sepse çfarë na duhen serbët në Kosovë? Nuk jam kundër të mos diskutohet shkëmbimi. Firma të hidhet në ditën kur të jemi 100% të sigurt, por jo pa qenë në dijeni se e kemi bërë të duhurën”.

”Nëse Serbia ka një hile, në atë që ne kërkojmë, atëherë e ka tung!”.

Aleksandër Fragaj foli po ashtu edhe për situatën e krijuar në Shqipëri, për të cilën tha se vendi gjendet shumë mbrapa dhe ky është realitet, njofton Klan Kosova.

”Nuk jemi rastësisht këtu ku jemi”.

”Rastësisht thuhet një moment apo dy. Jemi 500 vjet mbrapa çdo vendi, madje mund të krahasohemi edhe me vendet e Afrikës. Ky është një realitet. U duk se e uli kokën Serbia do kohë, e ka çu prapë. Janë hapë dyer shumë më shumë për të”.

”Shqipëria është më mirë, por aty ku do duhej të ishte – jo. Nëse do të ringjallej si projekt bashkimi i shqiptarëve, këtë, mund ta bënin vetëm faktorët ndërkombëtarë”.

Fragaj shton se politika shtetërore e Shqipërisë është bërë shumë qesharake.

”Me u taku kryetari i pozitës me të opozitës, bëhet lajm ndërkombëtar ndërkohë që mund të ishin takime të përditshme dhe të përjavshme për të zgjidhur çështjet”.

”Jemi bërë qesharak në sy të gjithë botës, tek ata e them që e kanë mendjen tek ne”.

”Jemi shqiptar të pastër dhe nuk merremi vesh as sa 1 e 10-ta e Maqedonisë që është një shtet i sajuar. Në kuadër të Maqedonisë merremi vesh por në kuadër të shqiptarëve, asnjëherë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?