Finlandë: Plazhi mbushet me ‘vezë’ akulli

Mijëra topa akulli në formë të vezëve e kanë mbuluar një pjesë të bregdetit të Finlandës. Ky është një fenomen mjaft i rrallë natyror. Fotografi amator, Risto Mattila, ishte në mesin e personave që i pa “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto në Gjirin Botnik mes Finlandës dhe Suedisë. Ekspertët thonë se ky fenomen shkaktohet […]

Fotografi amator, Risto Mattila, ishte në mesin e personave që i pa “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto në Gjirin Botnik mes Finlandës dhe Suedisë.

Ekspertët thonë se ky fenomen shkaktohet nga një proces i rrallë, në të cilin copat e vogla të akullit rrotullohen nga era dhe uji dhe në këtë mënyrë bëhet më të mëdha dhe marrin formë vezake.

“Isha me gruan time në plazhin Marjaniemi. Moti ishte me diell, temperature ishte -1 gradë dhe kishte erë. E pamë këtë fenomen mahnitës, kishte vezë të akullit dhe birës përgjatë plazhit afër vijës së ujit”, tha fotografi Mattila.

Ai tha se këta topa akulli shtriheshin në një gjatësi prej rreth 30 metrash përgjatë bregdetit. Topat më të vegjël ishin sa një vezë pule, ndërsa më të mëdhenjtë sa një top futbolli.

“Kjo ishte një pamje e mrekullueshme. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë qe 25 vjet në këtë rrethinë”, shtoi ai.

Sidoqoftë, një dukuri e tillë është raportuar më parë edhe në vende të tjera, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan “BBC.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?