Fëmijët kanë frikë të raportojnë keqtrajtimin, vetëm 82 raportuan për 6 muaj

Fëmijët kanë frikë të raportojnë keqtrajtimin, vetëm 82 raportuan për 6 muaj

Vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, janë raportuar 82 raste të keqtrajtimit të fëmijëve. Policia e Kosovës bën të ditur për Ekonomia Online se 16 prej tyre kanë qenë raste me lëndim të lehta trupor. Kurse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës 61.4 për qind e fëmijëve kanë përjetuar dhunë fizike, […]

Kurse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës 61.4 për qind e fëmijëve kanë përjetuar dhunë fizike, ndëshkim fizik apo dhunë psikologjike.

Këto shifra tregojnë për një shkallë të lartë të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, tha në një intervistë për Ekonomia Online, drejtoresha e Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi.

Kelmendi thotë se shumë të tjerë nga frika e stigmatizimi hezitojnë të raportojnë dhunën.

“Kjo përqindje flet për një shkallë shumë të lartë, alarmante të ushtrimit të dhunës së fëmijëve në mjedise familjare. E keqja është që vetëm një numër shumë i vogël i këtyre rasteve raportohen tek institucionet e Kosovës, qoftë tek policia e Kosovës apo Qendrat për punë sociale, prandaj të dhënat që paraqiten për rastet e raportuara numëri është shumë i vogël nëse i krahasojmë me të hënat të cilat janë paraqitur sipas anketës ose hulumtimit të cilin e ka realizuar Agjensia e Statistikave të Kosovës”, ka thënë ajo.

“Nga friga e stigmaës së familjes, nga shoqëria dhe komuniteti shumë prej rasteve të tilla shumë prej rasteve mbeten të fshehura dhe mbesin të pa raportuara brenda familjeve”, theksoi Kelmendi.

Sipas Kelmendit, arsyet që rastet e dhunës nuk raportohen janë të shumta. Madje, ajo  thekson se dhuna në familje ende konsiderohet si metodë disiplinimi e fëmijëve.

“Arsyet për mosraportim të fëmijëve viktima të dhunës ose ndëshkimit fizik apo edhe dhunës psikologjike janë të shumëta, një gjë duhet ta përmendim që dhuna në mjeidse familjare akoma tek familjet e tona konsiderohet si metondë diciplinimi i fëmijëve prandaj edhe nuk raporohet, për rastet e tjera të cilat janë të shumë të rënda rastet e abuzimeve seksuale arsyet aty janë tjera të mos paraqitjeve të rasteve për shkak se kto janë vërtetë abuzime të rënda”, ka thënë ajo.

Kelmendi përmendi se dhuna ndaj fëmijëve shprehet madje edhe nga ata që janë të thirrur për t’i mbrojtur.

“Po ashtu është e papranueshme dhuna e cila ushtrohet nga profesionistët të cilët janë për mbrojtjen e fëmijëve, ose edukimin e fëmijëve, ku ata janë të thirrur me ligj të mbrojnë fëmijët dhe është për keqardhje dhe e papranueshme që ne kemi raste të cilat shumë shpesh raportohen edhe në medie të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve, qoftë nga mësimdhënësit në institucione arsimore apo edhe nga profesionistë të tjerë të cilët punojnë në mbrojtje të fëmijëve”, ka thënë Kelmendi.

Drejtoresha e KOMF-it, thekson se si koalicion ka bërë vazhdimisht thirrje që rastet e dhunës ndaj fëmijëve të raportohen.

“Kemi bërë thirrje që temat si dhuna të trajtohen si tema të veçanta në shkolla, në mënyrë që fëmijët të dinë se çfarë është dhuna format e dhunës ku ti raportojnë ato dhe të raportojnë dhunën, në mënyrë që të i edukojnë gjenerata e reja që dhuna është e papranueshme që në mënyrë graduale në vite të fillojnë zvogëlimin e dhunës ndaj fëmijëve”, përfundoi ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?