Fatmir Matoshi i AKR-së: Dëshira për të marrë edhe tre deputetë, nuk i bën mirë VV’së

Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi ka thënë se dëshira e VV-së për të marrë edhe tre deputetë më shumë është e kuptueshme për ta, por që nuk beson se do t’i bënte mirë as vetë Vetëvendosjes, shkruan Periskopi. Ai tha për Periskopin se kjo do të deformonte edhe vullnetin e qytetarëve. “Tani, dëshira e VV-së […]
Ai tha për Periskopin se kjo do të deformonte edhe vullnetin e qytetarëve.
“Tani, dëshira e VV-së që të marrë edhe tre deputet më shumë nga votuesit që votuan AKR – NISMA – PD është e kuptueshme për ne, por përveq se do të deformonte vulnnetin qytetar nuk besoj se do ti bënte mirë as vet VV-së”, tha Matoshi.
Ai tha se ligji është ai që e ka përcaktuar të drejtën e ankesës për secilin.
“Ligji e ka përcaktuar të drejtën e ankesës për secilin kandidat, parti ose koalicion dhe këtë të drejtë e ka dhënë edhe PZAP në vendimin e saj. I mbetet moralit politik të Vetëvendosjes dhe strukturave e antarësisë së saj të vlerësojë ankimin për vendimin me të cilin plotësisht me të drejtë përjashtohen votat e kontrabanduara dhe të përfshira në rezultatet përfundimtare”, u shpreh Matoshi.
Ai po ashtu tha se nëse do të ishte e ligjshme që të mblidhen votat, ashtu siç ka bërë Lista Serbe, atëherë rezultatet do të ishin shumë më ndryshe.
“Shpreh bindjen se po të ekzistonte kjo mundësi që të mbledhim vota nëpër paketa dhe ti fusim diku në postat e Kosovës, e kjo të ishte e pranueshme ligjërisht, rezultati do të ishte krejt ndryshe sot, këtë e di mirë edhe VV-ja”, tha Matoshi.
Gjatë ditës së sotme, anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi, me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka akuzuar PZAP-in për pazare, për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Rrustemi ka njoftuar se Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të kësaj partie, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.
Më 7 nëntor, shkruan Rrustemi, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, duke nxjerrë Lëvizjen me 32 deputetë, aq sa i dha populli. /Periskopi












