Fatkeqësi: Edhe kryetarit të mëparshëm të Akademisë së Shkencave i vdiq biri para 10 muajsh

Brenda dhjetë muajsh, dy kryetarëve të Akademisë së Shkencave iu vdesin fëmijët Sot u bë e ditur vdekja e regjisores Arzana Kraja, e cila ishte edhe e bija e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës [AShAK], z.Mehmet Kraja. Zonja Kraja kishte vuajtur nga një krizë epilepsie dhe ishte gjetur e vdekur në […]
Brenda dhjetë muajsh, dy kryetarëve të Akademisë së Shkencave iu vdesin fëmijët
Sot u bë e ditur vdekja e regjisores Arzana Kraja, e cila ishte edhe e bija e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës [AShAK], z.Mehmet Kraja.
Zonja Kraja kishte vuajtur nga një krizë epilepsie dhe ishte gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen Kalabria në Prishtinë. Kjo ngjarje e dhimbshme me siguri se ka lënduar emocionalisht edhe akademikun Mehmet Kraja që para disa ditësh promovoi një roman të ri të titulluar “Udhëzime për kapërcimin e detit”.
Znj.Kraja kishte qenë regjisore e serialit të famshëm Kafeneja Jonë dhe e filmit ndërkombëtar “Fusha e Mëllenjave”, shkruan Periskopi
Por, një ngjarje tjetër tragjike kishte ndodhur edhe para dhjetë muajsh. Në atë kohë, kryetar i Akademisë së Shkencave kishte qenë z.Nexhat Daci, dikur kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dhe nga një ortek bore në Brezovicë, kishte vdekur z.Arian Daci, i cili kishte qenë i biri i krye-akademikut Daci.
Daci po ashtu kishte qenë funksionar i lartë në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë. /Periskopi












