Familja kërkon hetime për 22-vjeçarin që ndërroi jetë në burgun e Kumanovës

Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:00, në moshën 22 vjeçare ka ndërruar jetë Labinot Misini nga Lagja e Trimave, Kumanovë. Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit. […]
Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit.
Në një prononcim për portalin “tetova1” të motrës së Labinotit, Liridona Misini thotë se vëllai tashmë i ndjerë në një komunikim që ka pasur me të që ditën e premte është ankuar se nuk ndjehet mirë.
Sipas saj Labinoti herën e fundit mbrëmë rreth orës 21:00 ka kërkuar ndihmë, por askush nuk i ka ofruar dhe ka ndërruar jetë ora 22:00.
Liridona apelon që të hetohet rasti se pse nuk i është ofruar ndihma mjekësore vëllait të saj në kohë.
Sipas familjarëve Labinoti ka qenë në vuajtje të dënimit me 9 vite burg për veprën që e ka kryer në moshën 12 vjeçare dhe se në burg është që nga mosha 15 vjeçare.












