Fajon: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza

Fajon: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Liberalizimin e vizave për Kosovën në PE, Tanja Fajon, ka ripërsëritur se Kosova ka përmbushur kriteret për të lëvizur lirshëm, dhe se pret nga Komisioni Europian që të jenë më të përkushtuar rreth kësaj çështj Në një deklaratë për lajmi.net, Fajon ka theksuar se është koha që BE’ja të përmbushë premtimet […]

Në një deklaratë për lajmi.net, Fajon ka theksuar se është koha që BE’ja të përmbushë premtimet e saj.

Ajo tutje ka shtuar se pret shumë nga Komisioni Europian dhe Presidenca Finlandeze, sa i përket kësaj çështje.

“Siç e dimë, Kosovës iu dha drita e gjelbër për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian në muajin prill. Supozohet se Komisioni i ri Evropian (KE) do ta nisë punën në dhjetor. Unë pres prej KE-së dhe kryesimit të Finlandës të jenë më të përkushtuara ndaj kësaj çështjeje. Unë u kam bërë thirrje atyre ta kthejnë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Unë mbaj qëndrimin e njëjtë: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet të cilat është pritur nga ajo t’i plotësojë. Është e nevojshme që BE-ja ta mbajë premtimin e vet”, ka thënë Fajon.

Tutje, Fajon ka shtuar se Parlamenti Europian ka mjaftë dështime me Ballkanin Perëndimor, dhe se ajo beson se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të kthehet në tryezë.

“Në kohët e fundit, ne në Parlamentin Evropian dhe grupi S&D kemi mjaftë dështime në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Është koha ta nisim t’i përmbushim premtimet, gjithashtu. Sa i përket kësaj, unë sinqerisht shpresoj se çështja e liberalizimi të vizave për Kosovën do të kthehet në tryezë gjatë presidencës së Finlandës”, ka thënë Fajon.

Kujtojmë se Fajon vazhdimisht ka ripërsëritur se Kosova ka përmbushtur të gjitha kushtet për të fituar liberalizimin e vizave dhe se BE po tregohet e padrejtë me vendin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?