Epike: KQZ gaboi rëndë në rezultate, ndryshon gjithçka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para disa ditësh publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Sipas përqindjeve të dhëna, koalicioni Nisma-AKR nuk kishte arritur të kalonte pragun. Por, përqindjet e nxjerrura kishin përfshirë edhe mbi 54 mijë vota të cilat iu shkuan partive që nuk arritën të siguronin pragun prej 5 për qind. […]
Por, përqindjet e nxjerrura kishin përfshirë edhe mbi 54 mijë vota të cilat iu shkuan partive që nuk arritën të siguronin pragun prej 5 për qind.
Të gjitha partitë politike, siç mund ta shohin në faqen e Internetit të KQZ-së, dalin me të njëjtën përqindje në Kuvend, e të cilën e kishin edhe kur ajo u nxor me partitë joparlamentare, shkruan Periskopi.
Por, përqindja e tillë e afekton kësisoj edhe numrin e deputetëve që mund të marrin partitë politike shqiptare.
Komunitetet pakicë i kanë të rezervuara 20 ulëse në Kuvend në bazë të Kushtetutës edhe pse i arritën vetëm 11 me votën e qytetarëve. Ndërkohë, 100 ulëset e tjera duhet të ndahen prej pesë partive/koalicioneve që ia dolën të hipnin mbi prag.
Por, përqindja e partive politike shqiptare duhet të nxirret nga numri i ri i numrit të zgjedhësve vetëm për partitë politike parlamentare – gjë që nuk e ka bërë KQZ-ja.
Nëse marrim parasysh edhe vendimin e PZAP-it për votat serbe, del se përqindjet e partive politike janë rritur si vijon:
VV 26,65%
LDK 24,91%
PDK 21,56%
AAKpsd 11,69%
NismaAKR 5,09%
Sipas këtyre përqindjeve, Vetëvendosje nuk i humb tre deputetë por vetëm dy, aq sa i humb edhe LDK-ja. Ndërkohë, AAK dhe PDK e humbin nga një deputet që e kishin me rezultatet përfundimtare të 6 tetorit. /Periskopi












