Epike: Gazeta kosovare nuk ia di as emrin Adem Jasharit, e bën nga Istogu (Foto)

Komuna e Drenasit do të bëj vendosjen e tri shtatoreve të heronjve të Kosovës, njëra e Hamëz Jasharit, tjetra e Adem Jasharit dhe e fundit për Shaban Jasharin. Një gjë e tillë do të ndodh në një ditë të shënuar, më 28 nëntor, që është edhe dita kombëtare shqiptare. Sidoqoftë, në raportimin e këtij lajmi, […]
Një gjë e tillë do të ndodh në një ditë të shënuar, më 28 nëntor, që është edhe dita kombëtare shqiptare.
Sidoqoftë, në raportimin e këtij lajmi, portali Koha.net që është në pronësi të Grupit Koha që drejtohet nga zonja Flaka Surroi, ka bërë një huqje goxha të rëndë, përcjell Periskopi.

Ky portal ka gabuar mbiemrin e heronjve tanë, duke e bërë “Jasharaj” nga “Jashari” siç është në të vërtetë.
Një mbiemër i tillë do të ishte tipik për zonën e Dukagjinit, më specifikisht komunat Deçan e Istog, nga të cilat vinë edhe shumë personalitete me këtë mbiemër.

Sidoqoftë, del se ky lajm është fshirë pasi nuk rezulton më në faqen e këtij portali. /Periskopi












