Elvis Naçi paguan 350 mijë euro, bëhet pronar spitali

Elvis Naçi paguan 350 mijë euro, bëhet pronar spitali

Zbulohet një pjesë nga marrëveshja e nënshkruar mes Elvis Naçit, imam, drejtues i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus, me pronarët e spitalit Continental, i cili prej ditësh ka kaluar në pronësinë e Naçit. Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë, që ende është i mbuluar […]

Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë, që ende është i mbuluar me dyshim, raporton “dosja.al”.

Siç edhe shihet në ekstraktin zyrtar të QKB-së, Fondacioni Firdeus është tashmë pronar i Spitalit Continental, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.

Ajo që është ende e paqartë është nevoja e Naçit për të investuar 350 mijë €, paratë e një Fondacioni bamirësie në një spital, kur supozohet se paratë e mbledhura për bamirësi nuk kanë si destinacion, blerjen e një spitali, por ndihmën e njerëzve në nevojë.

Kryebamirësi Naçi, ose siç njihet në sytë e shumë myslimanëve si “imami modern”, në këtë transaksion blerjeje me një vlerë të konsiderueshme, siç është ajo e një godine spitalore për 350 mijë €, ka përdorur paratë e Fondacionit Firdeus…

Ky fondacion më 11 maj 2018, ka hapur edhe një qendër shëndetësore në Tiranë me planin se aty do të ofrohej ndihma mjekësore falas për të gjithë personat që nuk kanë mundësi të paguajnë…

Paradoksi qëndron në faktin, se imami Naçi pasi viziton të varfërit falas në një qendër bamirësie, kërkon pagesë nga ana tjetër në një tjetër spital, privat siç është ai Continental…

Ku i gjeti 350 mijë euro Fondacioni Firdeus? A ishin para të grumbulluara me bamirësi?

Nëse po, cila ishte fushata për të cilën Elvis Naçi ua kërkoi paratë shqiptarëve?

Pse Firdeus nuk bëri transparencë me një blerje kaq të rëndësishme?/Marrë nga dosja.al

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?