Edi Ramës po i shkon nerva ndihma që po ofrojnë kosovarët?

Edi Ramës po i shkon nerva ndihma që po ofrojnë kosovarët?

  Tërmeti prej 6,4 shkallësh të Rihterit ka shkaktuar deri më tash 29 të vdekur dhe ka lënë pa shtëpitë e tyre mijëra banorë të tjerë, pasi shumë ndërtesa ose janë shkatërruar ose rrezikojnë shkatërrimin. Por, duket se kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, nuk është aspak i kënaqur në lidhje me këto ndihma. […]

 

Tërmeti prej 6,4 shkallësh të Rihterit ka shkaktuar deri më tash 29 të vdekur dhe ka lënë pa shtëpitë e tyre mijëra banorë të tjerë, pasi shumë ndërtesa ose janë shkatërruar ose rrezikojnë shkatërrimin.

Por, duket se kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, nuk është aspak i kënaqur në lidhje me këto ndihma.

Pasi shefi i diplomacisë tonë, Behgjet Pacolli, i përmendi atij në një bashkëbisedim që po transmetohej drejtpërdrejtë mundësinë që qytetarët shqiptarë të vinin në Kosovë, Rama u pa me çehre të ngrysur dhe me arrogancë deklaroi se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte, shkruan Periskopi.

“Jo, problem është perimetri. Edhe në Vlorë mund t’i sistemojmë por problem është perimetri. Ka njerëz që duhet të shkojnë në punë, në shkollë,” – kishte deklaruar ai.

Edhe pse shprehu falënderimin e tij në lidhje me ndihmat e kosovarëve, Rama në fakt u duk me nerva të prishura edhe kur foli për tarifën prej 5 eurosh për makinat e vogla dhe 10 eurosh për kamionët që kalojnë kah Rruga e Kombit.

Ai nënkuptoi se tarifa nuk duhej të hiqej nga sistemi, bile as për ata që ofronin ndihma. Në mënyrë eksplicite Rama deklaroi se ata që donin të ndihmonin nuk do ta kishin problem që t’i paguanin 5 euro.

“Tarifa te rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e infrastrukturës, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tashi në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër sesa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe në Kosovë dhe në Shqipëri do të shkojmë drejt rrugëve me pagesë siç i ka gjithë bota. Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetveten në kuptimin e garancisë së shërbimit. Është e pabesueshme kjo histori, nuk e kuptoj dot si mund të lidhen këto gjëra”, ka thënë Rama.

Së fundi, burime të Gazetës Express në Kosovë thonë se e kanë dëgjuar kryeministrin e Shqipërisë duke i bërtitur në telefon Shefqet Kastratit, drejtuesit të kompanisë që merret me mbikëqyrjen e “Rrugës së Kombit”.

Sot, po kjo kompani njoftoi se në autostradën Milot-Morinë ka lejuar kalimin pa pagesë së të gjitha makinave që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?