Edi Rama, Pacollit: Tregoju njerëzve, çka janë 5 euro për bamirësi

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për tarifën rrugore prej 5 eurosh që duhet të paguhet në Rrugën e Kombit. Ai ka thënë se ‘këtë gjë po e fryejnë mustallarët”, por që sic thotë ai, ‘nuk është koha të merremi me ta’. Këtë deklaratë, Rama e ka bërë gjatë një takimi me qytetarë të prekur […]
Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për tarifën rrugore prej 5 eurosh që duhet të paguhet në Rrugën e Kombit. Ai ka thënë se ‘këtë gjë po e fryejnë mustallarët”, por që sic thotë ai, ‘nuk është koha të merremi me ta’.
Këtë deklaratë, Rama e ka bërë gjatë një takimi me qytetarë të prekur nga tërmeti, e ku prezent ishte edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan Periskopi.
“Duhet t’i sqarosh edhe ti se unë s’i sqaroj dot që lidhin gjithë këtë me tarifën tek rruga. Tashti tarifa tek rruga është një detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e infrastrukturës dhe sigurinë e rrugës dhe me shtetin. Tashi në qoftë se vjen me zemër dhe mendje për të dhënë shumë më tepër sesa ato 5 euro, duhet të kuptohet se ato 5 euro nuk janë një diskriminim por ato paguhen nga të dy anët e kufirit dhe ne edhe në Kosovë e Shqipëri do shkojmë drejt rrugëve me pagesë sic i ka gjithë bota. Ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin. Unë se kuptoj sim und të lidhen këto gjëra me këtë çështje. Ka mustallarë që i fryjnë këto por tani s’është koha të merremi me mustallarët”, ka thënë Rama./Periskopi/












