Edi Rama ia thotë në fytyrë Pacollit pse shqiptarët nuk mund të strehohen në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një bashkëbisedim të hapur para kamerave me shefin e diplomacisë tonë në largim, Behgjet Pacollin dhe me qytetarë të pranishëm. Ai është treguar skeptik në lidhje me ndihmën e shumë kosovarëve për t’i strehuar shqiparët që e pësuan nga tërmeti 6,4 shkallësh. Pacolli tregoi se shumë […]
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një bashkëbisedim të hapur para kamerave me shefin e diplomacisë tonë në largim, Behgjet Pacollin dhe me qytetarë të pranishëm.
Ai është treguar skeptik në lidhje me ndihmën e shumë kosovarëve për t’i strehuar shqiparët që e pësuan nga tërmeti 6,4 shkallësh.
Pacolli tregoi se shumë kosovarë kishin shprehur gatishmërinë e tyre për t’i strehuar shqiptarët e prekur nga kjo tragjedi, pas së cilës reagoi kryeministri shqiptar, shkruan Periskopi.
Rama deklaroi se çështja kishte të bënte me perimetrin e vendosjes së qytetarëve shqiptarë, e të cilët nuk mund të vendoseshin larg shtëpive të tyre, larg punës e shkollës së tyre, po ashtu.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë u duk mjaft nervoz në bashkëbisedimin e tij.
Kujtojmë se shumë qytetarë nga Kosova kanë ofruar shtëpitë e tyre për qytetarët shqiptarët.












