Edhe tiranasit braktisin shtëpitë pas dëmeve të konsiderueshme nga tërmetet

Edhe tiranasit braktisin shtëpitë pas dëmeve të konsiderueshme nga tërmetet

Lëkundjet e tërmetit që kanë prekur dhe Tiranën, kanë shkaktuar frikë dhe panik te banorët e kryeqytetit. Pjesa më e madhe e tyre kanë braktisur banesat dhe e kalojnë natën jashtë, ndërsa për autoritetet kanë vetëm një thirrje: Grupe ekspertësh për të konstatuar nëse shtëpitë janë të banueshme apo jo. Ky pallat në zonën e […]

Ky pallat në zonën e freskut, që strehon më shumë se 100 familje ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banori shprehet: “Janë totalisht të zbuluara, janë dy kate të nëndheshme që siç e shikojmë nuk janë nën dhe, por janë të zbuluar”.

Banorët i kanë braktisur shtëpitë, ndërsa ditët dhe netët I kalojnë jashtë.

Banori shprehet: Kam marrë tronditje jashtë mase tmerruese. Fëmijët janë tmerruar, madje atë ditë e kemi gdhirë jashtë. Edhe tani jam me dy fëmijë jashtë. S’kemi ku të vemi, s’kemi garanci, çtë bëjmë ne atje”.

Lëkundjet e herë pas hershme, thonë se i thellojnë edhe më shumë çarjet e mureve.

Banori thotë: “Shikojeni, kjo është prishur komplet.”

Por nuk janë vetëm pallatet e rrezikuara. Edhe kjo shtëpi private ka pësuar dëme në strukturën mbajtëse.

Ndërsa situata përkeqësohet akoma më shumë nga mungesa e rrugës.

Nga autoritetet kërkojnë vetëm një përgjigje.

Banori tha: “Ne kërkojmë që të vijnë një herë dhe të shikojnë se ky është komplet skandal. Autoritetet vetëm fjalë, kanë ardhur vetëm për të na thënë mos u shqetësoni, nuk ka asgjë”.

Megjithatë, në tiranë ka individë që tërmetin nuk e marrin seriozisht. Edhe pse autoritetet e kanë shpallur të pabanueshëm këtë pallat në zonën e Alliasit, banorët sërish futen brenda.

Banori shprehet: “Këtu nuk është pallati i pabanueshëm. Kemi fjetur mbrëmë ne të gjithë, brenda banesës tonë”.

A nuk keni frikë? Jo pse të kemi frikë ne, nuk ka ndonjë krisje. Kam edhe fëmijën madje duke fjetur brenda shpisë.

Lëkundjet e tokës së 26 nëntorit, shkaktuan më shumë se 49 viktima, ndërsa zonat më të prekura janë ata të Durrësit, Thumanës dhe në kryeqytet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?