Edhe Deçani hap dyert për vëllezërit nga Shqipëria (Foto)

Komuna e Deçanit ka hapur dyert për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook. “Deçani ka hapur dyert për vëllezërit dhe motrat tona që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri. Familja e parë është strehuar tek […]
Komuna e Deçanit ka hapur dyert për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.
“Deçani ka hapur dyert për vëllezërit dhe motrat tona që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri. Familja e parë është strehuar tek familja e Bekim Mushkolaj, në Irzniq. Mirëpresim edhe familje tjera!”, shkruan Ramosaj.














