​Viktimat e trafikimit i rrëfejnë Apostolovës përjetimet e tyre

​Viktimat e trafikimit i rrëfejnë Apostolovës përjetimet e tyre

Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë identifikuar 15 raste të trafikimit me qenie njerëzore. Këto viktima të trafikimit e shumë të tjera të cilat as nuk raportohen, po keqpërdoren seksualisht nga trafikantë. Dy nga to sot kanë rrëfyer përjetimet e tmerrshme para shefes së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Kjo e fundit u ka bërë […]

Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë identifikuar 15 raste të trafikimit me qenie njerëzore. Këto viktima të trafikimit e shumë të tjera të cilat as nuk raportohen, po keqpërdoren seksualisht nga trafikantë. Dy nga to sot kanë rrëfyer përjetimet e tmerrshme para shefes së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kjo e fundit u ka bërë thirrje te gjitha viktimave që të raportojnë raste të tillë. Për vjet me radhë ajo është keqpërdorur seksualisht nga bashkëshorti i saj. Një gjë e tillë nuk i ka mjaftuar atij me kaq. Në shtëpinë e tyre, ku po jetonin edhe me dy fëmijët, ai kishte sjellë shokë të tij të dehur, të cilët e kishin keqpërdorur atë.

“Unë kam pasur problemin me burrin, të gjitha herët e kam duruar, por ai ka sjellë shoqëri aty, edhe ata filluan të më ngacmojnë. Edhe më burri nuk më mbronte, se edhe ai është asi. Pastaj e kam lajmëruar policinë, dhe kam ardhur këtu në këtë shtëpi jam e sigurt. Edhe e kam gjetur vetën këtu. Më kanë dhënë mbështetje të madhe. E ndjej veten të sigurt dhe të qetë. Jam nënë, kam dy fëmijë. Janë me mua, m’i çojnë në shkollë, m’i marrin. Kam përfituar shumë prej ndihmës tuaj. Kam punuar punëdore tash e kam marrë veten. Kam shpresë se ia dal si femër, si një nënë duhet të forcohem për t’u përkujdesur për dy fëmijët. Jam aty, dhe me punë kam shitur dallama. Kam arritur shumë”, tha ajo.

Ajo tashmë është duke jetuar me dy fëmijët e saj në “Shtëpinë e Sigurt”, derisa ka shtuar se më parë kishte kushte shumë të vështira ekonomike, dhe po mbijetonte me 110 euro. Në kushte të vështira ekonomike, e shumë e re në moshë, edhe një viktimë e trafikimit ka rrëfyer se si është keqpërdorur nga pesë meshkuj.

“Ka qenë një kafiteri dhe kanë ardhur dy djemtë ri, dhe duke i folur nga një tavolinë tjetër, i kanë ardhur në tavolinë dhe i kanë kërkuar të kryejnë shërbime joligjore. Ajo e ka ndërprerë shkollimin në shkollën fillore. Policia i ka zënë në flagrancë në një kafiteri, ata janë arrestuar menjëherë dhe kjo është strehuar”, ka thënë ajo.

Pas qëndrimit për një vit në strehimore, ajo kishte mbajtur edhe praktikë gjashtë muajsh me pagesë.

“Më ka ndihmuar shumë kjo punë, kisha dashur të vazhdoj me këtë punë. Kam punuar 6 muaj me pagesë. Ka qenë organizata në Malishevë… nuk e vazhdoj shkollën tash…Dua të jem vetja, të pavarësohem, të kem pagën time, jetën time si të gjitha femrat”, tha ajo.

Gjatë vizitës që pati sot shefja e Zyrës se BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në këtë dyqan të rrobaqepësisë ne Gjakovë, u shpreh e mahnitur me punën që po bëjnë, derisa ka kërkuar nga të gjitha viktimat që të ngritin zërin dhe të raportojnë raste të tilla.

“Jam e mahnitur me punën që bëni. Sa më shumë njerëz qe flasin nga ju, do të ketë më pak gjëra të tilla. Unë dua të dëgjoj nga ju se çfarë dëshironi nga ne… Do të flas me institucionit pas formimit të qeverisë, për mbështetje se është shumë e rëndësishme. Ju falënderoj për këtë punë që po bëni, ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim”, tha Apostolova./KosovaPress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?