E reja shqiptare denoncon 48 vjeçarin nga i cili u divorcua: Më përdhunoi në banesë

Një 48 vjeçar është ndaluar pasi akuzohet se ka përdhuar një 31 vjeçare në banesën e saj në Urën Vajgurore. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 24 nentor, dhe autori Lorenc Canka është prangosur disa orë mē vonë nga policia në banesën e tij,në fshatin Tapi, ku jetonte së bashku me familjen. Denoncuesja ka deklaruar […]
Një 48 vjeçar është ndaluar pasi akuzohet se ka përdhuar një 31 vjeçare në banesën e saj në Urën Vajgurore.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 24 nentor, dhe autori Lorenc Canka është prangosur disa orë mē vonë nga policia në banesën e tij,në fshatin Tapi, ku jetonte së bashku me familjen.
Denoncuesja ka deklaruar në polici se burri kishte kohë që e ndiqte nga prapa por ajo nuk mendonte se ai do arrinte deri në këtë pikë dhe për këtë arsye nuk ka bër ë denoncim më parë ndaj tij për “përndjekje”.
31-vjeçarja F.H, jetonte e vetme në një banesë në Urë-Vajgurore,pas divorcit disa muaj më parë me bashkëshortin.
Ndalimi i tij u bë në banesën e tij, në Kuçovë.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’./Ora News.tv/












