E mitura lindi në QKUK, policia nis hetimet dhe i referohet asaj në popullorçe

Policia e Kosovës po heton një lindje që u bë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga një e mitur. Rastin, policia e ka konsideruar si “bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”. “Nga QKUK është njoftuar se viktima femër K-Ashkalike (e mitur) ka lindur në repartin e gjinekologjisë. Sipas viktimës, ajo është duke […]
Policia e Kosovës po heton një lindje që u bë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga një e mitur.
Rastin, policia e ka konsideruar si “bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.
“Nga QKUK është njoftuar se viktima femër K-Ashkalike (e mitur) ka lindur në repartin e gjinekologjisë. Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull K-Ashkali. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Nuk dihet pse Policia e Kosovës i është referuar përkatësisë etnike të viktimës femër në lakimin e zhargonit “Ashkalike”. Varianti i duhur i përdorimit do të ishte thjesht ashkali.












